13.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Thaçi në Rahovec: PDK-ja do të dalë fituese me 8 qershor

Thaci misioni i riLideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaqi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e vet, hapi fushatën zgjedhore në Sheshin e Dëshmorëve në Rahovec, para një numër të madh të simpatizantëve, dhe shpalosi programin Mision i Ri dhe Fondin për Punësim.

Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, duke e hapur tubimin, thotë para simpatizantëve, se para neve është i nderuari kryeministër i ardhshëm edhe në mandatin e tretë, Hashim Thaqi, njeriu i cili gjithmonë ka mbështetur rahovecianët në çdo fushë të jetës dhe i cili ka ditur shumë mirë hallet e banorëve të Rahovecit.

Vehapi thotë në vazhdim se në dy mandate të kaluara , Hashim Thaqi ka mposhtur shumë sfida para veti, për të mirën e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe vota e juaj për PDK, është vota për të ardhmen e çdo qytetari, veçanërisht për fëmijët tanë.

Në vazhdim foli Fadil Fazliu (LB), i cili thotë se jemi bashkuar Partisë Demokratike që së bashku të shkojmë drejt bashkimit kombëtar, ndërkaq Ferid Agani, lider i Partisë së Drejtësisë, thotë se i jemi bashkuar PDK-së, për të realizuar synimet të përbashkëta me njeriun i cili i ka paraprirë proceseve më të rëndësishme, çlirimit të vendit dhe pavarësisë, e ky njeri është Hashim Thaçi.

I përshëndetur me ovacione, kandidati për deputet, Elvis Pista, thotë se dega e Partisë Demokratike në Rahovec, nuk ka dy kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës por i ka tre, e i pari është kryeministri historik i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Vështirë është të ju dëshiroj mirëseardhjen zoti kryeministër, sepse ju ndodheni në shtëpinë e juaj, në Rahovecin e juaj,me simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës. Misioni i Ri i ka të gjitha elementë me të cilët ne rahovecianët krenohemi”.

“Ka elemente të punës, të zhvillimit ekonomik , të kulturës, andaj unë jam shumë i privilegjuar që jam në listën e Partisë Demokratike për parlament të Kosovës, dhe të kontribuoj për qytetarët e mi të dashur të cilit nuk do t’i zhgënjej në asnjë moment, dhe me mish e shpirt do të jem zëri i fuqishëm i qytetarëve rahovecas dhe i gjithë komunës. Partia Demokratike e Kosovës gjithmonë ka qenë pranë rahovecianëve duke i mbështetur, dhe ne të gjithë do të jemi pjesë e Misionit të Ri, sikurse kemi qenë pjesë e çlirimit të Kosovës”, përfundoi Pista.

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thai, thotë se kjo mbështetje aq e madhe e Rahovecit thotë urime fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës .

” E kemi Kosovën sovrane sot, e konsoliduar, kemi qenë të fjalës kur i kemi rritur rrogat në të gjitha sektorët, shëndetësi, arsim, PTK, administratë dhe Misioni i Ri premton për katër vjet 200 mijë vende të reja të punës, ndërkaq Fondi për Punësim me 1.5 miliard euro, e garanton këtë, nga 500 milion euro do të jenë për bujqësi. Oponentëve tanë i porosisë pas 8 qershorit që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve i cili rezultat do të jetë fitorja e bindshme e Partisë Demokratike të Kosovës, ndërkaq pronarëve të ndërmarrjeve , të mëdha dhe të vogla, i porositi që të përgatiten për mbështetjen tonë nga Fondi i Punësimit, dhe urime edhe njëherë fitorja e jona”, përfundon Hashim Thaqi./RahovecPress/

Më Shumë

Moti për sot me diell dhe vranësira, maksimalja 20 gradë Celsius

Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin...

Derbi i Anadrinisë ndez Suharekën, ndërsa Prizreni sfidon kampionët

Dita e diel për adhuruesit e basketbollit do të jetë e mbushur me plot emocione. Dy ndeshje tejet interesante do të jenë në programin e...

Lajmet e Fundit