Në Prishtinë, nis Festivali i Muzikës, Verës dhe Birrës

Birra-krikellPërkrahur nga Kuvendi Komunal dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të fillojë edicioni i dytë i Festivalit të Muzikës, Verës dhe Birrës në Prishtinë.

Festivali do të mbahet për tri ditë rresht duke filluar nga 06 Qershor e deri me 08 Qershor mbi Platon e Pallatit te Rinisë dhe Sporteve ne Prishtinë.

Ditët e festës së muzikës, verës dhe birrës do të karakterizohen nga një numër i jashtëzakonshëm vizitorësh, i cili parashihet të arrin mbi 7.000 persona çdo natë.

Hapja solemne do të bëhet në ora 20:30 dhe këtë pritet ta bëjë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me përfaqësuesin e Verarisë “Stonecastle” Artur Camaj si dhe me Alex Butler, prodhues i birrës “Sabaja”.

Gjatë tri ditëve të festivalit për argëtimin e të pranishmëve do të kujdesen disa bende muzikore të mirënjohura nga Kosova, Shqipëria dhe Turqia sic janë: Gipsy Groove, Light In Babylon nga Stamboli, Florent Abrashi, Baboo Darabuka, Fisniket, Edona Vatoci e shume grupe tjera si dhe disa DJ të ndryshëm vendor sic ishin DJ Dust, DJ Maxx, DJ Martin B dhe DJ Groming.

Birrat prezente ne këtë festival janë: Peja, Hugos, Sabaja, Prishtina, Carlsberg, Krombacher, Paulaner, Niksicko, Leffe, Loëenbraun, Becks, Tuborg, Lasko, Somersby, Heineken, Amstel, Desperadon, Jelen dhe Korca.

Verërat prezente në këtë festival janë: Stonecastle, Bodrumi i vjetër, Tikves, Infinit, Plantaz, Ereniku, Rahvera, Eko, Sefa dhe Familja Daka me produktet e tyre.

Më Shumë

Zafir Berisha: Elbasan Shoshaj la gjurmë në rrugëtimin drejt lirisë së Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Elbasan Shoshaj, duke e vlerësuar si një veprimtar...

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

Lajmet e Fundit