Shakira së shpejti me një video të re

Shakira-EmpireShakira është bërë gati për videon e saj të re teksa është fotografuar në skenën e xhirimit e shoqëruar nga asistenti i saj. Një bashkëpunim shumë i suksesshëm ishte me artisten Rihanna me këngën “Can’t remember to forget you”.

Shakira mbërriti në skenën e xhirimit me pantallona të shkurtra dhe taka të larta dhe më pas u shfaq me një fustan të gjatë dantelli.

Ylli kolumbian është zgjedhur në kopertinën e revistës “Glam Belleza Latina” për muajin qershor dhe në një intervistë jep arsyet se përse nuk dëshiron të martohet me të dashurin e saj, futbollistin spanjoll Gerard Pique.

Shakira për “Glam Belleza Latina” thotë: “Ne tashmë e kemi atë që është thelbësore. Ne jemi të bashkuar dhe e duam shumë njëri-tjetrin dhe djalin”.

“Këto aspekte të marrëdhënies tonë janë të stabilizuara dhe martesa nuk do t’i ndryshojë ato. Por, nëse do të martohem ai është i vetmi”, thotë Shakira.

Më Shumë

E rëndë në Prizren: Një grua gjendet pa shenja jete në rrugë

Një grua është gjetur pa shenja jete në një rrugë në qytetin e Prizrenit. Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh, rasti është raportuar...

Abdixhiku e Osmani kalojnë paraditen në Prizren, takojnë qindra qytetarë

Kandidati për kryeministër i LDK-së dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë kaluar paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Prizrenit. Abdixhiku e Osmani...

Lajmet e Fundit