11.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Berisha : PDK-ja po manipulon me tenderë, por humbjen ka të sigurt në nëntor

Zafir Berisha 1Kryetari i Bashkimit Demokratik (BD), Zafir Berisha ka akuzuar pushtetin lokal të Prizrenit, se me anë të hapjes së tenderëve, po tenton të manipulojë me qytetarët. Ai tha se PDK-ja me taksat e qytetarëve është duke u munduar t’i ruajë votat tashmë të humbura.

“Hapja tenderëve këto ditë nga partia në pushtet është vazhdimësi e lojës me buxhet për mashtrim të qytetarëve për shkak se jemi në prag të zgjedhjeve”, tha Berisha.

Sipas tij, kjo lojë e partisë është e rrezikshme për keqpërdorimin e taksave të qytetarëve të Prizrenit. “Këtu ka disa të meta, sepse së pari hapen tenderët e veçanërisht në infrastrukturë pa zotime të mjaftueshme financiare, që është në kundërshtim me ligjin e Prokurorimit”, tha Berisha.

Ekzekutivi i Prizrenit, ka marrë vendim që të lejojë shpalljen e tenderëve për ndërtimin e kanalizimit në rrugën “Raguza”,“Hajdar Shala” dhe “Skender Latifi” në Prizren, ndërtimin e rrugës në fshatin Nashec-Lagjja Gutaj, ndërtimin e rrugës lokale në fshatin Jabllanicë, ndërtimin e rrugës “Salajdin Berisha 3,4”, rruga “Beamir Memaj”, ”Emin Abazi-1”,”Elbasani-1”, ndërtimin e rrugës në lagjen Badallaj të Prizrenit, ndërtimin e rrugës në lagjen Badallaj të Prizrenit si dhe rrugët lokale në fshatrat “Gjonaj dhe Kushnin-Has”.

Kryetari i BD-së, Zafir Berisha tha se tenderët po hapen pa planifikim, dhe investimet do të behën “shkel e shko”.

“E keqja më e madhe është se tenderët që po hapen po dëmtojnë firmat të cilat po marrin punët, sepse mjetet nuk janë të zotuara sic është rasti me rrugën e fshatit Paslisht, ku projekti kushton 340 mijë ero, ndërsa firmës nuk i janë lëshuar 30 mijë ero”, tha Berisha .

Sipas tij, ky pushtet i ka dëmtuar në masë të madhe firmat e ndërtimit, pikërisht për shkak hapjes së tenderëve pa zotimin e mjeteve. “ Përveç firmave po dëmtohen edhe punëtorët të cilët punojnë, sepse në mungesë të mjeteve nuk marrinë paga nga frirmat që tashmë ky pushtet i ka futur në kolaps”, tha Berisha.

Sipas tij, punimet e fundit janë duke u realizuar në ato zona ku pushteti lokal mundohet ti ruajë votat. “Ka vendbanime që edhe oborret janë në gjendje me ua shtruar me qëllimin manipulimi “, tha Berisha.

Qytetarët e Prizrenit, sipas tij, tashmë e kanë kuptuar politikën e partisë në pushtet. “Me 3 nëntor qytetarët do t’i japin fund këtyre manipulimeve dhe krimit të organizuar që është instaluar në pushtet”, tha Berisha./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2038 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

  Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 maj do të ketë protestë të punëtorëve të arsimit. Në njoftimin...

Lajmet e Fundit