34.3 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Hysni Hoxha: Duan të më eliminojnë

Hysni HoxhaNë ditën kur është publikuar lajmi se ndaj tij është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autoritetit zyrtar, kryetari i Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha, tha për KALLXO.com se nuk ka bërë shkelje të ligjit të prokurimit.

Shefi i të ashtuquajturës “gjykatë e tenderëve” në Kosovë tha se nuk është i njoftuar për këtë aktakuzë.

“Nuk kam të bëj absolutisht me asnjë shkelje të dispozitave të ligjit të prokurimit, por kjo është një çështje politike e operatorëve ekonomikë. Kur atyre një herë nuk u shkon kungulli mbi ujë, ata përdorin gjithçka”, tha Hoxha.

Por atij nuk i bën përshtypje fakti që është nën hetime dhe tash është njeri me aktakuzë të ngritur.

“Unë jam nën hetime pothuaj prej kohës së ish regjimit dhe më vjen keq që disa njerëz punojnë ne institucione tona edhe më tutje dhe bartin një tagër të po atyre njerëzve”, u shpreh ai.

Sipas Hoxhës, në rastin konkret “ka lidhje edhe të operatorëve ekonomikë dhe njerëzve të caktuar”.

Por ai nuk deshi të bëhej më konkret se cilët operatorë dhe cilët njerëz janë të përfshirë.

“Nuk dëshiroj që të hap çështje më shumë. Të gjitha këto do t’i them për publikun, por jo sot”, tha kryetari i OShP-së.

“Unë nuk jam i njoftuar për këtë aktakuzë. Më parë duhet të njoftohem unë pastaj të njoftohen mediat. Vetëm ky fakt më bën të dyshoj se kjo është një përgatitje politike e dikujt tjetër për eliminimin tim”, nënvizoi Hysni Hoxha.

Ai thotë se ka operatorë ekonomikë që dëshirojnë ta eliminojnë atë.

“Janë plot operatorë, plot zyrtarë të caktuar që e kërkojnë eliminimin tim, e të cilët kanë menduar se mund të përfitojnë në mënyrë të paligjshme. Duke qenë kryetar I OSHP-së, jam përpjekur ta mbroj ligjin, ta zbatoj ligjin”.

“Në rastin konkret, krimet mund të çojnë edhe në institucione të mëtutjeshme”, tha ai.

Por ai nuk dëshiron të flasë në këtë fazë se cilat institucione dhe njerëz mund të jenë të përfshirë.

“Do ta them më vonë, jo tash”, u shpreh shkurt Hysni Hoxha.

Më Shumë

Hajnat plaçkitin një shtëpi në Prizren, vidhen para dhe stoli ari në vlerë mbi 30 mijë euro

Një rast i rëndë vjedhjeje është shënuar në orët e vona të së martës në lagjen “Dardania” të Prizrenit, ku persona ende të paidentifikuar...

DokuFest po vjen – a është gati Prizreni për fluksin e turistëve

Një nga festivalet më të vjetra dhe më të njohura në rajon, Dokufest, do të rikthehet këtë verë me edicionin e tij të 24-të. Producentja...

Lajmet e Fundit