Administrata në Malishevë, me orar të zgjatur për shërbim të mërgimtarëve

MalishevaQeveria  komunale e Malishevës, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të saj, të drejtuar nga Kryetari  i  Komunës, Isni Kilaj,  ku janë diskutuar çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me punët e përditshme të qeverisë komunale, si dhe për çështje të tjera aktuale, siç është fushata e korrje shirjeve, situata endemike nga ethet hemorragjike dhe çështje të tjera.

Drejtori i Drejtorisë së  Administratës, Haki Krasniqi, njoftoi se kërkesat për dokumentacion në shërbimin e ofiqarisë, janë shtuar dukshëm. Sipas Krasniqit, varësisht prej nevojave, do rritet edhe orari i punës për shërbimin e ofiqarisë dhe në asnjë mënyrë qytetarët nuk do të presin për marrjen e dokumenteve të kërkuara, në veçanti mërgimtarët, kur tash pritet edhe shtimi i numrit të mërgimtarëve që vijnë në pushime.

Drejtori për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sinan Kryeziu tha ndërkaq se janë shpërndarë  40-të krerë lopë qumështore në posedim  të personave  që janë të interesuar për të  prodhuar  për treg” dhe në mes tjerash njoftoi edhe për fushatën e korrje shirjeve, që ka filluar dhe po vazhdon mbarë. Sipas  Kryeziu, rendimentet mesatare janë të kënaqshme, ndërsa nuk janë regjistruar probleme, përjashtuar disa dëme të cilat janë shkaktuar nga breshëri që kanë rënë të dielën, në disa vendbanime të Malishevës.

Sa i përket situatës me ethet hemorragjike, ka njoftuar drejtori për shëndetësi, z.Skënder Hoti. Sipas tij, “në Klinikën Infektive të QKUK-së, kemi të shtrirë dy persona dhe  gjendja  e tyre është stabile”. “Dymbëdhjetë persona janë regjistruar të infektuar  me rriqrat, ndërsa deri më sot numri i të thumbuarve nga rriqrat është 1741 persona, që janë paraqitur në emergjencën e QKMF-së në Malishevë, përderisa fushata e spërkatjes së zonave endemike, po vazhdon ende”, njoftoi drejtori Hoti./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Lajmet e Fundit