16.6 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Albërie Hadërgjonaj: Ish-bashkëshortin nuk doja ta shikoja me sy

Në emisionin “Ndryshe” ishte e ftuar artistja e njohur Albërie Hadërgjonaj, e cila ndau detaje të reja për jetën e saj personale dhe profesionale, si dhe për projektet që pritet të publikohen këtë muaj.

Albëria u bë nënë në moshën e hershme të 16 vjeç, dhe kur u pyet për mendimin e saj mbi martesën në rini, ajo dha një këshillë për vajzat e reja.

“Martesa në moshë të re nuk është gjithmonë e shëndetshme. Në kohën time, ishte një mentalitet i prapambetur, por sot vajzat duhet të bëjnë kujdes me vendimet e tyre.”

Në bisedën e saj, ajo foli edhe për marrëdhënien aktuale me ish-bashkëshortin, me të cilin nuk kishte folur për vite të tëra. “Nuk e doja ta shikoja me sy për një kohë të gjatë, por tani jemi mirë, secili ka jetën e tij dhe jam e lumtur për të,” u shpreh ajo.

E pyetur për arsyen pse nuk është martuar sërish, Albëria shtoi me një buzëqeshje.

“Kur bën një gabim një herë, të dytën jo. Kam mësuar që lumturia vjen nga brenda dhe askush nuk mund ta japë atë nëse nuk je mirë me veten.”

Duke u ndalur në rolin e saj si nënë, Albëria pranoi se ka qenë një nënë shumë e përkushtuar, ndonjëherë edhe më shumë sesa do të dëshironte. Sot, vajzat e saj janë të realizuara, dhe Albëria është krenare që i sheh të angazhuara në projekte të reja, të cilat kanë kërkuar një vit përgatitje.

“Jeta vazhdon,” përfundon ajo, “dhe lumturia ime është të shoh vajzat e mia të suksesshme dhe të lumtura.”

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Kush është Erxhan Osmani që e shkatërroi Greqinë dhe dërgoi Turqinë në finale

Basketbollisti shqiptar, Erxhan Osmani është njëri nga emrat më të përfolur këtë verë, pasi ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar në Eurobasket...

Hidhet shorti i Superligës së Femrave, Bashkimi përballet me United në javën e parë

Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është hedhur shorti për edicionin e ri 2025/26 të Superligës së Femrave. Kampioni aktual, Bashkimi i...

Lajmet e Fundit