12 C
Prizren
E enjte, 23 Tetor, 2025

Basha: Deklarata e Presidentës për shaminë, e pamatur dhe e ngutshme

Kizolli-forumi grave dhe rinorNë një tubim me forumin e grave, kryetarti i Partisë Konservatore të Kosovës, Munir Basha, deklaratën e Presidentes Atifete Jahjaga për moslejimin e mbajtjes së shamisë për femra, e ka quajtur si të pamatur dhe të ngutshme,

“Kjo urdhërese administrative që nuk lejon mbajtjen e shamisë është diskriminuese dhe kundër kushtetuese, sepse pamundëson plotësimin e të drejtave themelore të njeriut ato për shkollim dhe punësim. Ndërsa kushtetuta e Republikës së Kosovës e cila bazohet edhe në konventat ndërkombëtare thekson se liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë është e garantuar. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet, në kundërshtim me ndërgjegjen e vet, që të marrë pjesë në praktikumin e fesë si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj”, tha Basha.

Prandaj Partia Konservatore e Kosovës kërkon nga Presidentja e vendit që të shfrytëzojë autoritetin e saj dhe të kërkojë shfuqizimin e urdhëresës administrative të lartpërmendur për ndalimin e mbajtjes së shamisë e cila është diskriminuese dhe jodemokratike.

Partia Konservatore e Kosovës ka mbajtur edhe një tubim me forumin rinor, e cila  prezantoi programin e saj para të rinjve të qytetit të komunës, në mesin e të cilëve kishte edhe përfaqësues të shoqërisë civile që veprojnë në regjionin e Prizrenit.

Ndërsa, kandidati për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli, ka shpalosur në detaje programin e partisë konservatore dhe në veçanti është fokusuar në projektet që kanë të bëjnë me rininë e qytetit dhe me përparësitë që rinia do të ketë me ardhjen e konservatorëve në pushtet.

Për problemet e të rinjve, Kizolli theksoi se Partia Konservatore do t’i ketë prioritet pasi që rinia ka një vend shumë të rëndësishëm në programin e tyre.

“Pa rini nuk mund të shkohet përpara sepse rinia është e ardhmja e këtij vendi”, tha Kizolli.

Ndërkaq, kandidatja për Kuvend nga lista e PK-së, Adelina Tahiri, tha se rinia në Partinë Konservatore ka një vend të rëndësishëm dhe hapësirë të mjaftueshme për veprim, ashtu që të rinjtë nuk mund t`i gjejnë këto kushte në asnjë parti tjetër, prandaj dha porosinë që me 3 nëntor të dalin në zgjedhje dhe të votojnë numrin 63 pasi që është e vetmja alternativë e sukseseve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Spitali i Prizrenit: Nëna dhe bija që u plagosën nga bashkëshorti, në gjendje stabile

Dy viktimat, nëna dhe bija që u therën me thikë në orët e para të së premtes nga bashkëshorti, përkatësisht babai, janë në gjendje...

Legjenda e Kiss, Ace Frehley ndërron jetë në moshën 74-vjeçare

Kitaristi legjendar Ace Frehley, bashkëthemelues i grupit të famshëm Kiss, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Familja e tij njoftoi se ai vdiq në një spital në New Jersey, pas...

Lajmet e Fundit