KB Bashkimi ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë ndeshjes kundër KB Go+ Peja, e zhvilluar mbrëmë në Prizren në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.
Gjatë këtij takimi, disa individë hodhën sende në parket, duke rrezikuar shëndetin e lojtarëve dhe duke dëmtuar imazhin e klubit.
“Përkrahja dhe përkushtimi juaj e bëjnë palestrën ‘Sezai Surroi’ një nga ambientet sportive më të mira në Kosovë. Megjithatë, klubi është i detyruar të rikujtojë rregullat bazë të sjelljes gjatë ndeshjeve. Hedhja e çfarëdo sendi në fushë është rreptësisht e ndaluar,” thuhet në reagimin e klubit, përcjell PrizrenPress.
Gjatë ndeshjes janë evidentuar disa raste të hedhjes së sendeve nga individë të papërgjegjshëm, të cilët në numër janë pak, por veprimet e tyre përbëjnë shkelje serioze dhe rrezikojnë shëndetin e lojtarëve, përbëjnë rrezik financiar për klubin dhe mund të çojnë në zbrazjen e sallës.
Sipas KB Bashkimit, shembulli më i mirë për t’u ndjekur janë tifozët Arpagjik’t, të cilët mbështesin klubin me pasion, korrektësi dhe pa shkaktuar probleme.
Klubi njofton se kamerat e sigurisë po monitorohen për të identifikuar personin që goditi lojtarin e KB Go+ Peja dhe do të monitorohen në çdo ndeshje të ardhshme.
“Çdo person që hedh mjete të forta ose çfarëdo sendi tjetër në fushë do të identifikohet, denoncohet në organet e rendit dhe do t’i ndalohet hyrja në palestër për të gjitha ndeshjet ku luan KB Bashkimi”, thuhet më tej.
“Këto veprime dëmtojnë drejtpërdrejt klubin tuaj të zemrës, rrezikojnë shëndetin e lojtarëve dhe cenojnë imazhin e klubit. Klubi pret nga tifozët e tij kulturë sportive, përgjegjësi dhe respekt ndaj lojtarëve, kundërshtarëve dhe gjyqtarëve”, thkesohet në reagim.
Si klub, KB Bashkimi distancohet nga çdo veprim jo-sportiv dhe thekson se mbështetja duhet të shoqërohet vetëm me respekt dhe disiplinë./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
