10.7 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Dardanët kërkojnë fitore në Prizren, Kosova përballë Sllovakisë në rrugën drejt EuroBasket 2029

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zbresë sërish në parket për ndeshjen e dytë parakualifikuese drejt FIBA EuroBasket 2029, ku përballë do të ketë Sllovakinë.

Takimi do të zhvillohet më 27 shkurt 2026, me fillim nga ora 19:00, në palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren, aty ku pritet një atmosferë e zjarrtë nga tifozët vendas, raporton PrizrenPress.

“Dardanët” synojnë fitore të rëndësishme në këtë fazë parakualifikuese, për të mbajtur gjallë objektivin e madh – kualifikimin në Evropianin e vitit 2029. Me 12 lojtarë të gatshëm për çdo duel dhe me mbështetjen e publikut prizrenas, Kosova kërkon të shfrytëzojë epërsinë e terrenit vendas për të siguruar pikët e plota.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka bërë thirrje që tifozët të jenë sa më të shumtë në tribunë, për ta shtyrë ekipin drejt një tjetër suksesi në rrugëtimin evropian.

Sfida ndaj Sllovakisë konsiderohet një test i rëndësishëm për formën dhe ambiciet e përfaqësueses, në një cikël që synon të shkruajë histori për basketbollin kosovar./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Lajmet e Fundit