13.8 C
Prizren
E diel, 6 Tetor, 2024

Defekti në gyp ndalon furnizimin me ujë për disa lagje e fshatra të Prizrenit, “Hidroregjioni Jugor” has në vështirësi për sanimin e prishjes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se si pasojë e defektit në një gyp është ndalur furnizimi me ujë për një pjesë të konsiderueshme të qytetit të Prizrenit si dhe vendbanime tjera. Ndërkohë në terren është hasur në vështirësi edhe sa i përket sanimit të defektit dhe kompania është angazhuar që shpërndarja e ujit për banorët e këtyre pjesëve të bëhet me autocisternë.

Në njoftim thuhet se “Hidroregjioni Jugor” është informuar nga një konsumator për një rrjedhje të ujit në gypin furnizues në rrugën “Tirana”.

Tutje sqarohen edhe vështirësitë e hasura në terren për sanimin e prishjes.

“Gjatë ndërhyrjes, është gropuar vendndodhja e defektit dhe është konstatuar se ky defekt ndodhet poshtë bazamentit të një objekti komercial. Pas shumë përpjekjeve për sanimin e defektit, jemi përballur me vështirësi në sigurimin e vendit të punës, ku rrezikohet shembja e objektit, e cila mund të ketë pasoja fatale. Menjëherë kemi informuar ekipet e emergjencave dhe inspektoratin komunal, të cilët, pas verifikimit të vendit dhe situatës, na kanë urdhëruar zyrtarisht që të ndërpriten punimet për shkaqe sigurie”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë është sqaruar se po shqyrtohen mundësitë për dislokimin e përkohshëm të këtij gypi, dhe si veprim tjetër të fillojë shpërndarja e ujit me autocisternë.

“Me qëllim të rikthimit të furnizimit normal për konsumatorët e prekur nga kjo situatë, jemi duke shqyrtuar të gjitha mundësitë për dislokimin e përkohshëm të gypit furnizues Ø 350mm. Deri në përfundimin e këtij dislokimi, kemi angazhuar që menjëherë të fillojë shpërndarja e ujit me autocisternë”, përfundon njoftimi i KRU “Hidroregjioni Jugor”. /Telegrafi/

 

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Në Suharekë fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Komuna e Suharekës njofton të gjithë banorët se Qendra e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka filluar vaksinimin kundër gripit sezonal nga...

Armend Hodaj, babai i dy fëmijëve ka nevojë për trajtim urgjent jashtë vendit

Armend Brahim Hodaj (38 vjeç, baba i dy fëmijëve) nga fshati Gjonaj të Hasit, është diagnostikuar me Mixed connective tissue disease with severe pulmonary...

Lajmet e Fundit