18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Dështojnë sërish Isa Mustafa e Hashim Thaçi

Dy drejtuesit e koalicionit qeveritar, Isa Mustafa e Hashim Thaçi duket se po kanë probleme të vazhdueshme. Pas dështimit që u ndodhi para disa javësh për kalimin e amendamentit kushtetues, i cili do t’i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, dyshja Thaçi- Mustafa sot dështuan që të procedojnë në Kuvend amendamentet kushtetuese për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Kryesia e Kuvendit, sot kishte hequr nga rendi i ditës pikën për ndryshimet kushtetuese, që do t’i hapnin rrugë formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Burime të gazetës Blic të afërt me dyshen Thaçi- Mustafa, kanë thënë se Lista Serbe ua ka bërë të qartë se ata nuk do ta votojnë këtë amendament kushtetues, përmes të cilit do të formohej FAK.

“Drejtuesit e Listës Serbe janë shumë të qartë në kushtet e tyre. Ata nuk do ta votojnë shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura pa u plotësuar katër kushtet e vëna në fillim të krijimit të këtij koalicioni”, ka thënë ky burim.

Ndërkohë, dihet që për t’u miratuar një ndryshim kushtetues nevojiten 2/3 e dyfishta, pra 2/3 e të gjithë deputetëve dhe 2/3 e votave të vendeve të garantuara. Pra, i bie që pa votat e serbëve, nuk do të mund të formohet Ushtria e Kosovës.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, Lista Serbe nuk ka lëvizur asnjë milimetër nga katër kërkesat e saja, për të cilat kishte raportuar Gazeta në kohën kur kjo listë kushtëzonte hyrjen në Qeveri.

Ato kushte janë:

Emërimi i zëvendësdrejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës nga radhët e pakicës serbe,
Zëvendëskomandantit të FSK-së po nga radhët e serbëve,
Ndërprerja e privatizimeve në komunat serbe, përfshirë këtu Brezovicën dhe Trepçën si dhe
Krijimi i Asosiacionit të Komunave të kësaj pakice.
Sipas këtij burimi, pa plotësimin e këtyre kushteve, Qeveria e Kosovës duhet të harroj Ushtrinë e Kosovës.

Me vendimin e sotëm të Kryesisë së Kuvendit, ishte ndarë e pakënaqur opozita.

nuk është pajtuar me vendimin e kryesisë së Kuvendit që t’i tërheq nga rendi i ditës pikat për ndryshime kushtetuese që i hap rrugë krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Nuk u pajtova me vendimin e mazhorances që t’i tërheq nga pika e rendit të ditës ndryshimet kushtetuese për themelimin e FAK-ut. Kjo nuk u fut në rendin e ditës dhe unë mendoj se ky ckapërcim është i qëllimshëm. Kjo është një çështje e qëllimshme nga autoritet e tanishme qeverisëse në Kosovë. Kjo pikë do të duhej të shqyrtohej në rendin e ditës së seancës të ditës së enjtes”, ka thënë Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca pas përfundimit të kryesisë.

Kurse, kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se kanë kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës amendamentet kushtetuese.

“Ne duhet të informojmë drejt opinionin. Ne kemi kërkuar që ligji që parasheh amendamentet kushtetuese të FSK të hiqet nga rendi i ditës. Për votimin e ligjit për FSK-në, pasi që për ndryshimet kushtetuese neviotet votim i dyfishtë edhe nga minoritetet”, ka thënë Grabovci.

Ai ka shtuar se shndërrimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Është duke u punuar me ngulm për sjelljen në Kuvend të amanadamenteve që i hapin rrugë themelimit të FAK-ut”, ka thënë në fund Grabovci./ Gazeta Blic

Më Shumë

Moti sot: I vranët dhe vende-vende me riga shiu, temperaturat deri në 21 gradë Celsius

Gjatë ditës së sotme, moti në Kosovë do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do...

Jashanica shpallet “Ylli i javës” në Superligë

Paraqitja e mirë e Bajram Jashanicës kundër Malishevës i është shpërblyer: mbrojtësi i Ballkanit është shpallur “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës për...

Lajmet e Fundit