Drejtoresha e një shkolle në Florida rrah nxënësen me dërrasë për prishjen e një kompjuteri

Drejtoresha e një shkolle fillore në Florida është duke u hetuar për rrahjen e një nxënëseje 6-vjeçare pasi dëmtoi një kompjuter të shkollës.

Videoja që ka tronditur SHBA-në, është bërë nga e ëma e vajzës, shkruan Nypost.

Drejtoresha e shkollës në Clewiston, Melissa Carter, si dënim për dëmin prej 50 dollarë, e goditi disa herë në fundshpinë vajzën me një dërrasë.

Në video shihet se si drejtoresha kërkon asistencën e një nxënëseje tjetër, e cila e mban dhe e kthen prapa për të qëndruar gati për goditjet.

E ëma e vajzës, u shpreh e tronditur me atë që pa. Në fakt, ajo shkoi në shkollë për të paguar dëmin që kishte shkaktuar vajza e saj, por u ballafaqua me skenën e tmerrshme, ku vajza po bëhej gati të merrte dënimin.

 

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Lajmet e Fundit