33.4 C
Prizren
E enjte, 28 Gusht, 2025

“Early Birds”, fotografia më e mirë në “PreFoto”

Early Birds-fotoNë Preshevë ka përfunduar konkursi ndërkombëtar i fotografisë artistike.

Tudor Vintiloiu nga Rumania ka fituar çmimin e parë në edicionin e tretë të konkursit ndërkombëtar të fotografisë artistike – “PreFoto” që u mbajt në Preshevë.

Ai ka ngadhënjyer në mesin konkurentëve nga më shumë se 16 vende të ndryshme të botës si Australia, Tajvani, India, Lituania, Italia etj.

Artisti Vintiloiu ka fituar me fotografinë “Early Birds” ku paraqiten një tufë zogjësh pranë bregdetit, transmeton Kultplus.

Fituesi i çmimit të dytë është shpallur artisti kosovar Fahredin Spahija me fotografinë “Xhaxhai im”.

Çmimi i tretë i ka takuar Iden Temalit nga Shqipëria me fotografinë “Sytë komunikues”.

Ndërsa juria ka vendosur çmimin special tia ndajë Arton Humollit nga Kosova i cili ka garuar me fotografinë “Shqiponja ime”.
Në ekspozitën që u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë u prezantuan gjithsej 46 fotografi.

“PreFoto” për tri vite me radhë sjell një frymë të artit të fotografisë që tashmë është i njohur në shumë vende të ndryshme. Edhe në këtë edicion këtë vit i pranishëm ishte edhe ministri i Rinisë dhe Mirëqenies i Shqipërisë, Erion Veliaj, që po ashtu mbështeti financiarisht këtë konkurs.

Më Shumë

MAShTI fillon pagesat e para për aplikimet e teksteve shkollore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton opinionin publik se deri më sot, përmes platformës e-Kosova, janë pranuar gjithsej 183.226 aplikime për...

Liria e Prizrenit zhvillon ndeshjen e parë të këtij sezoni në shtëpi

Liria do të zbresë në fushë të mërkurën për ndeshjen e parë para tifozëve të saj në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren. Bardhezinjtë do...

Lajmet e Fundit