27.8 C
Prizren
E hënë, 24 Qershor, 2024

Erdogan e nderon Halil Kastratin me “Çmimin e Mirësisë”

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan e ka nderuar me “Çmimin e Mirësisë”, drejtorin e Shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastratin.

Kjo u bë e ditur nga vet Kastrati përmes llogarisë së tij në Facebook.

“ÇMIMI I MIRËSISË. Ndihem i nderuar dhe i privilegjuar të marr sot “Çmimin e Mirësisë” nga Presidenti i Republikës së Turqisë;  z. Rexhep Taip Erdogan i akorduar nga Fondacioni i Dijanetit të Turqisë ( TDV )”, shkroi Kastrati.

Ai ka falënderuar presidentin Erdogan dhe ka thënë se çmimin ia dedikon të gjithë donatorëve të shoqatës.

“Duke e ndje këtë çmim obligim dhe motivim për punët në misionin tonë, këtë çmim ia dedikoj të gjithë donatorëve të Shoqatës sonë. Faleminderit Presidentit Erdogan! Kryetarin e Dijanetit të Turqisë Prof.Dr. Ali Erbash, Drejtorin e Përgjithshëm të Fondacionit të Dijanetit të Turqisë z. Izani Turan, për nderin që më bënë”.

“Mëshironi në Tokë që të mëshiroheni nga Qielli”

“Bamirës Zoti kurr mos ju humbtë”, shkroi Kastrati.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Inspektorët e Prizrenit largojnë materialet e vendosura në hapësirat publike

Inspektorët e Komunës së Prizrenit kanë ndërmarrë një aksion për largimin e pllakave të qeramikës, kubëzave, mermerëve dhe materialeve të tjera të vendosura nga...

Policia gjen armë e municion gjatë kontrollit në një shtëpi banimi dhe një objekt afarist në Prizren

Policia e Kosovës (PK) njofton se gjatë kontrollit në një shtëpi banimi dhe një objekt afarist në Prizren, janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe...

Lajmet e Fundit