Erhan Gjakmani nga Prizreni operohet me sukses në Turqi

Erhan Gjakmani, nga Prizreni, 34 vjeçar i cili vuante nga sëmundja e infeksionit në mushkëri, ku një pjesë e mushkërisë kishte filluar ti deformohet ka kaluar me suksese nga një operacion të ndërlikuar.

Mjekët në Kosovë i kishin thënë se infeksioni i tij ka shërim, por për momentin nuk mund të trajtohet në vend dhe shërimi i tij mund të bëhet në qendrat mjekësore Evropiane. Por Erhani gjeti shërim në Turqi.

Përmes një postimi në facebook njëri nga familjarët e tij njoftoi opinionin në lidhje me gjedjen aktuale të tij, ku ai tha se gjendja e Erhanit është mirë.

Ndryshe për Erhanin qytetarët e Prizrenit kishin realizuar disa aksione humanitare./Gazeta e re/

 

K

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lajmet e Fundit