Gjermania, Serbisë: Fshije Kosovën nga Kushtetuta

Markel14Pos 11 kushteve për hapjen e kapitullit kryesor për Kosovën në negociatat Beograd-Bruksel, Gjermania para Serbisë ka dërguar edhe këtë kërkesë: Që Kushtetuta serbe të harmonizohet me Marrëveshjen e Brukselit.

Pa plotësimin e këtyre kërkesave nuk do të ketë hapje të kapitullit 35, e anëtarësimi i Serbisë përfundimisht varet nga përmbushja e këtij kapitull, njofton Novosti, përcjell Koha.net.

Në Beograd ka shumë drojë dhe pasiguri se çfarë përmban, siç thonë atje, “kurthi gjerman për Serbinë rreth Kosovës”.

Profesori serb i të Drejtës kushtetuese, Ratko Markoviq, ka thënë për këtë gazetë beogradase se kërkesa për harmonizimi i Kushtetutës së Serbisë me Marrëveshjen e Brukselit ka të bëjë me të gjitha pjesët këtij akti (Kushtetutës) ku përmendet Kosova.

“Pres që Brukseli të kërkojë që të hiqet, fshihet, theksimi AP KiM (Krahina autonome e Kosovë Metohisë) në pjesën për rregullimin territorial të Serbisë dhe që të fshihet fjalia se autonomia esenciale e KiM do të rregullohet me ligj të posaçëm. Po ashtu Brukseli do të insistojë që në Kushtetutën e Serbisë prioritet të jetë e drejta ndërkombëtare para asaj vendore”, ka thënë Markoviq.

Më Shumë

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit