Hajnat vjedhin mbi 10 mijë euro në një shtëpi të Prizrenit

Hajnat kanë bërë kërdi në një shtëpi në rrugën “Arta” në Prizren, ku kanë vjedhur mijëra euro para të gatshme, derisa familja s’ishte aty.

Rasti është raportuar në Polici pas mesnate, me ç’rast në patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas pronarit të shtëpisë, persona të panjohur kanë depërtuar brenda derisa ata s’ishin në shtëpi, në orët e mbrëmjes.

Ai ka deklaruar para zyrtarëve policore se hajnat kanë demoluar gjësendet dhe kanë arritur të vjedhin afër 9000 euro para të gatshme, si dhe 2000 franga.

Kujtojmë se janë rritur me të madhe rastet e vjedhjeve nëpër shtëpi të ndryshme gjithandej vendit, duke u rritur kështu pasiguria e qytetarëve.

Më Shumë

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Duran Duran sonte me koncert madhështor në Shkup

Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore...

Lajmet e Fundit