Haradinaj në Prizren: PDK-ja po na “nguc” ditën e fundit, e vështirë të dalim partia e parë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar fabrikën për përpunimin e metaleve “Lely” ShPK, në Prizren, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ai ka thënë se nuk kanë vija të kuqe për ndonjë parti, por që tha se PDK-ja po i nguc kohët e fundit.

Kreu i AAK-së tha se ky i fundit nuk do të merret me këtë parti ngase sipas tij krerët e saj nuk gjenden në Kosovë, duke iu referuar dy ish-krerëve të kësaj partie, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

“Nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti. PDK-ja këto ditë po na nguc nga pak”.

“Unë nuk i nguci pasi Thaçi e Veseli nuk janë këtu. Do të kemi rritje. Të dalim e para në zgjedhje pak vështirë”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Kapiteni Fitim Susuri vazhdon me Lirinë edhe për dy vite

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Fitim Susuri, i cili ka rinovuar kontratën me klubin edhe për dy vitet e ardhshme. Klubi bardhezi...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Lajmet e Fundit