1.8 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Historike, një 18-vjeçare triumfon në US Open

Tenistja 18-vjeçarja britanike Emma Raducanu është shpallur fituese e grand slam të US Open për femra në tenis. Në finalen nju-jorkeze, ajo mundi 2-0 (6-4, 6-3) 19- vjeçaren kanadeze Leylah Fernandez.

Një finale e paparashikuar, dy emra enigmë, që ndodheshin shumë larg kreut para fillimit të këtij turneu. Gjithsesi, në fund triumfoi Raducanu, që nga vendi i 150-të në botë, të hënën do të jetë në vendin e 23-të. Ndërsa Fernandez, nga vendi i 63-të do të shkojë në vendin e 27-të.

E veçanta e këtij trofeu për tenisten britanike është se ajo erdhi nga faza kualifikuese. Pra, përveç 7 ndeshjeve të turneut, ajo luajti edhe 3 të tjera në fazën kualifikuese. Dhe, të 10-ta takimet, ajo i fitoi me rezultatin 2-0, duke mos humbur asnjë set. Thjesht e jashtëzakonshme!

 

Për sa i përket finales, ajo ishte e ekuilibruar vetëm në setin e parë, kur pas barazimit 4-4 është Raducanu që fiton “game” me shërbimet e rivales. Në të dytin, britanikja shkëputet pas rezultatit 2-1 dhe bën të vetin setin dhe ndeshjen. Raducanu është tenistja e parë në histori që fiton një grand slam duke e nisur aventurën e saj nga kualifikueset.

Më Shumë

Shoqata “Esnaf” organizon iftare për familjet në nevojë gjatë Ramazanit

Në Prizren, shoqata “Esnaf” ka nisur edhe këtë vit organizimin tradicional të iftareve për familjet në nevojë gjatë muajit të Ramazanit. Kryetari i shoqatës, Varis...

Përkujtohet Heroi i Kosovës, Muharrem Dina (Mixha)

Në 12-vjetorin e ndarjes nga jeta është përkujtuar sot Heroi i Kosovës, Muharrem Dina (Mixha), në një ceremoni homazhesh të organizuar nga Organizata e...

Lajmet e Fundit