Me rastin e 28-vjetorit të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”, të premten në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë u bënë homazhe në nderim të të rënëve për lirinë e Kosovës.
Në këtë aktivitet morën pjesë familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të luftës, qytetarë, nxënës, si dhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore.
Gjatë homazheve, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, tha se lavdia u takon dëshmorëve që sakrifikuan jetën për liri, duke veçuar sakrificën sublime të komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, dhe familjes së tij.
Ndërkohë, kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, u shpreh se “Epopeja e UÇK-së”, e nisur në Prekaz, shënoi një kthesë historike në rrugën drejt çlirimit të Kosovës.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Artan Abrashi, theksoi se qëndresa dhe lufta e zhvilluar në Kullën e Jasharajve mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, e cila i hapi rrugë lirisë së Kosovës.
Aktivitetet për shënimin e 28-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” kanë nisur një ditë më parë në Prizren me mbajtjen e një seance solemne të Kuvendit Komunal, ndërsa do të përmbyllen nesër në mbrëmje me ndezjen e flakadanëve në vendet ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar luftime./ TV Prizren
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
