Ish-kongresmeni amerikan, Earl Pomeroy viziton Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar Earl Pomeroy, ish-kongresmen amerikan, të cilin e njoftoi për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Postimi i Veselit në Facebook:

Sot, pata nderin të pres në takim, z. Earl Pomeroy, ish kongresmenin amerikan, anëtar i Shtëpisë së Demokracisë (HDP) me bashkëpunëtorë.

Në takim theksova rëndësinë e mbështetjes së ofruar nga ShBA-ja, për historinë e Kosovës, në veçanti për zhvillimet pozitive aktuale dhe përkrahjen për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Përmes kësaj mbështetjeje, ne kemi arritur të ndërtojmë dhe avancojmë kapacitetet tona në shumë aspekte, hulumtimeve parlamentare, reformimin e procesit ligjvënës, forcimin e mekanizmave mbikëqyrës parlamentar dhe rritjen e transparencës.

Mirëpresim thellimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes nga institucionet e ShBA-së duke besuar se transparenca, lehtësimi i qasjes së qytetarëve në punën e komisioneve parlamentare dhe Kuvendit në përgjithësi, efikasitetin e administratës kuvendore janë themel i punës tonë të përgjegjshme kundrejt qytetarëve dhe zhvillimin e demokracisë në vend.

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e ndodhur në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit,...

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Lajmet e Fundit