-7.5 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Ismet Munishi e çon në qiell Real Madridin

Në emisionin sportiv “Favorit” në T7 mbrëmë u trajtuan tema të ndryshme, duke nisur nga finalja e Ligës së Kampionëve, barazhi për Superligë, Kombëtarja e Kosovës, Kombëtarja shqiptare dhe shumë e shumëçka.

Analisti i emisionit, Ismet Munishi e analizoi ndeshjen finale të Championsit, të cilën e fituan madrilenët.

Sipas tij, vendimtare në fitoren e madrilenëve ishin pritjet e portierit Thibaut Courtois, shkruan “Gazeta Express”.

Tutje, trajneri kosovar e përshëndeti edhe punën e bërë nga trajneri Carlo Ancelotti, i cili i ndërmori masat në pjesën e dytë pasi në atë të parë “Los Blancos” nuk ishin në nivelin e dëshiruar.

Munishi e çoi në qiell Real Madridin, duke i përmendur 15 trofe të fituar, si askush tjetër, ndërsa thotë se do të jetë e vështirë të mbërrihet kjo skuadër e trofeve.

Ai ka mbetur i mahnitur me karakterin e madrilenëve, të cilët, shtoi ai, fituan pa ndonjë ekip të madh, pa sulmues fantastik, ndërsa sipas tij ky klub është për t’u marrë shembull.

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Fatmir Limaj nuk e ‘çan’ rrethimin as në Malishevë, VV-ja del e para

Fatmir Limaj me Nismën nuk arritën të dalin mbi prag. Megjithatë, partia që njihet për bastion Malishevën, ka dështuar edhe në këtë komunë, duke...

Mot i acartë në ditët në vazhdim, Viti i Ri me fjolla bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme...

Lajmet e Fundit