Mbi 100 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë raportohet se janë sekuestruar nga Njësia Antikontrabandë e Doganës në Vërmicë, në dalje të Prizrenit.
Po ashtu raportohet se Dogana e Kosovës kishte marrë informacion paraprakisht se një autobus i nisur nga Shqipëria drejt Kosovës po transportonte drogë.

Më pas i njëjti autobus ishte ndalur në Vërmicë, ku janë gjetur 120 kilogramë marihuanë të paketuar, ndërsa shoferi i autobusit është arrestuar nga policia.
Vlera e drogës së sekuestruar vlerësohet të jetë mbi 350 mijë euro.
Doganës së Kosovës ndihmë kishte kërkuar edhe njësia K9 e Policisë së Kosovës për kontroll të detajuar.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren