Kërkesat e fundit për paraburgime të Prokurorisë në Prizren: Të arrestuarit dyshohen për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur një kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një personi, dyshuar për veprat penale “Tentim vrasje”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Po ashtu, ata kanë paraqitur një kërkesë për paraburgim kundër një personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Në të njëjtën kohë, Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur dy kërkesa për paraburgim kundër dy personave, në dy raste të ndara. Njëra prej këtyre kërkesave është për një person të dyshuar për veprën penale “Ngacmimi”, ndërsa tjetra për një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)./PrizrenPress.com/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit