Deputeti i VV-së: Jemi gati për shpërbërje – Veç me PDK-në s’mund ta shpërndajmë Kuvendin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, thotë  se nëse nuk ka unifikim të spektrit opozitar, shpërndarja e Kuvendit të Kosovës është e vështirë të ndodhë.

‘’Ju e keni parë takimin e kryeministrit, që ka ftuar gjitha partitë opozitare dhe normalisht meqë është vit i fundit i mandatit, ka rrjedhë më pas edhe çështja e datës së dakorduar se kur mund të shkohet në zgjedhje në këtë rast edhe shpërbërjes së Kuvendit, në këtë takim ka marr pjesë vetëm PDK-ja, por siç po shihet s’ka unifikim të spektrit opozitar dhe në këtë rast nëse s’ka unifikim opozitar është edhe problematike shpërbërja e Kuvendit’’ thotë Rexhaj.

Deputeti Rexhaj, potencon se kanë gatishmëri me e shpërnda Kuvendin, nëse këtë gjë e kanë edhe partitë opozitare, konkretisht LDK dhe AAK.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

‘’Nëse të gjitha subjektet politike kanë gatishmëri me shpërnda Kuvendin, Kurti është i gatshëm të pranojë atë’’ shton deputeti Rexhaj.

Ai thotë se vetëm me PDK-në, nuk mund të e shpërbëjnë Kuvendin, pasi që i duhen 80 vota dhe se nëse partitë tjera opozitare nuk e përkrahin shpërndarjen, një gjë e tillë s’mund të ndodhë derisa dorëheqja ose shkarkimi i Qeverisë, nuk vjen në shprehje.

‘’Me PDK-në s’mund ti bëjmë 80 vota për shpërbërje. Dy partitë opozitare LDK dhe AAK nëse janë të gatshme të shpërndahet Kuvendi, sigurisht që do të ndodhë sepse duhen 80 vota, dhe se nuk vihet në shprehje shkarkimi ose dorëheqja e kryeministrit’’, deklaron ai./ FrontOnline

Marketing

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit