Kërkohet ndihmë për gjetjen e plakut, Veli Avdullahu nga Krusha e Madhe

Përfaqësuesi i fshatit Krushë e Madhe , Selami Hoti, njofton se nga mëngjesi i ditës së djeshme është larguar në drejtim të panjohur, Veli Avdullahu, nga ky lokalitet, dhe kërkohet ndihmë nga banorët e Krushës dhe fshatrave përreth për dhënë informacione që mund të zbulojnë për gjetjen e tij.

“ Të nderuar qytetarë nga Krusha dhe rrethina. Ju njoftoj se që nga dje në ora 05:00 të mëngjesit është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende z. Veli Avdullahu-Baca Vel. Për shkak të moshës së tij të shtyrë ai vuan nga harresa! Ju lutemi që kushdo t’a ketë parë , të njoftoj djemtë e tij Destanin në nr: 044 141 531, Xajën në nr: 044 614 647 (pronarë të restaurantit XAJA-2 në Krushë) në magjistralen Gjakovë-Prizren ose Isain në nr: 044 438 769 (pronar te XAJA-1 mbrenda Krushës). Mundeni edhe të lajmëroni në nr 092 ose 112 pasiqë rasti është i lajmëruar në Polici”, na ka shkruar në postën tonë elektronike, Selami Hoti, përfaqësues i fshatit Krushë e Madhe.

Më Shumë

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Pas promovimit të Bajraktarit, FC Prizreni konfirmon edhe Azem Islamin në projektin me talentet vendore

FC Prizreni po vazhdon të konkretizojë projektin e ndërtimit të skuadrës mbi bazën e futbollistëve të dalë nga akademia e klubit. Pas promovimit të...

Lajmet e Fundit