10.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Komuna e Prizrenit e para për transparencë komunale

Në raportimin e sotëm të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), përmes vlerësimit të “Transparometrit Komunal”, Prizreni renditet në krye të listës së 38 Komunave të Kosovës, ka bërë të ditur përmes një njoftimi për medie Komuna e Prizrenit.

Në njoftim thuhet se me një pikësim të barabartë me Komunat e Drenasit, Ferizajt dhe Lipjanit, me 94 pikë (97.92%), Komuna e Prizrenit ka arritur një performancë të shkëlqyer në sigurimin e transparencës dhe hapësirës së informacionit për qytetarët.

“Ky rezultat thellon besimin në qeverisjen e hapur dhe të përgjegjshme në Prizren, duke e vendosur atë si një shembull pozitiv për komunat e tjera në Kosovë, që është një vërtetim i përpjekjeve të palodhshme të qeverisjes aktuale lokale për t’i përmbushur standardet më të larta të transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

Kliko linkun

https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/464907599261208

Njoftimin e plotë mund ta gjeni këtu.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Tradita e Bajramit në Prizren, flet Valon Ibrahimi

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren , Valon Ibrahimi ka bërë të ditur se festa e Fitër Bajramit po mbizotëron me atmosferë...

Suharekë, homazhe në kujtim të viktimave të familjes Berisha

Në përkujtim të një prej ngjarjeve më të dhimbshme të luftës në Kosovë, sot u zhvilluan homazhe në nder të viktimave të familjes Berisha....

Lajmet e Fundit