Kosova dhe BERZH-i me marrëveshje për energji efiçiente për Prizrenin

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Alain Pilloux në javën e takimeve pranverore në Marakesh kanë nënshkruar Marrëveshjen për Energji Efiçiente për Prizrenin.

Kjo marrëveshje që kap vlerën prej 6 milionë e 315 mijë euro, prej të cilave 20 për qind janë grant, synon investimet në Efiçiencën e Energjisë së Ndërtesave Publike në Prizren.

Në një komunikatë për media thuhet se me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Murati ka vlerësuar lart bashkëpunimin e vazhdueshëm me BERZH-in, si një partner i rëndësishëm për avancimin e tranzicionit energjetik të Kosovës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Në anën e tij, zëvendëspresidenti i BERZH-it, Alain Pilloux u shpreh se për një shtet i cili deri vonë nuk mund ta imagjinonte të ardhmen e energjisë pa linjit, progresi i Kosovës nuk mund të ishte më i madh se kaq. Gjithashtu, ai theksoi se Kosova tashmë është duke punuar intensivisht në një model të cilin çdo shtet duhet ta ndjek, përkatësisht kombinimin e energjisë efiçiente me energji të ripërtrishme.

Projekti i cili financohet nga kjo marrëveshje parasheh implementimin e masave të efiçiencës në 100 objekte komunale, duke përfshirë kopshte, shkolla dhe qendra të kujdesit shëndetësor parësor. Masat e propozuara për efiçiencë përfshijnë përmirësimin dhe ndërrimin e sistemeve të ngrohjes, izolimin termik të ndërtesave dhe instalimin e dritareve dhe dyerve me efiçiencë të energjisë.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit