3.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Janar, 2026

Kosova vazhdon të ecë në Orbitrekun e Top Shop-it!

Nga Zafir Berisha

Në realitetin e sotëm në Kosovë është shumë normale të mendosh se kush çka dhe sapo bën për Kosovën. Kjo vjen si rezultat i gjendjes në Kosovë, e cila është në kërkim të identitetit individual dhe politik, ku si rezultat i këtij kërkimi e jetojmë jetën të cilën e jetojmë.

“Jeta është një përplasje vullnetesh e interesash të kundërta”, – thotë Harry Box dhe nëse ia shtojmë edhe mendimin e Bu DDA: “Bota mbahet mbi të panjohurat”, atëherë barazimi i këtij realiteti në Kosovë i nevojitet origjinalititi i epokës nëpër të cilën po kalojmë,dhe se vështirë mund ta definosh kush, çka është duke bërë në Kosovë, sic është vështirë ta definosh kush, çka po kërkon nga Kosova.

Mungesa e guximit qytetar dhe intelektual për tu përballur me keq-qeverisjen në vend, dhe me krimin e organizuar e vë në pikëpyetje zhvillimin e shtetit dhe e fundos shpresën për një jetë më të mirë.

Kosova, sot ka nevojë për qytetarë të vetëdijshëm të cilët nuk i nënshtrohen presioneve dhe shantazheve të krimit të organizuar në pushtet dhe për këtë duhet guxim qytetarë sepse fati I vendit dhe e ardhmja e fëmijëve tanë nuk guxon të mbetet në duart e matrapazëve dhe profiterëve të cilët e kanë kapur shtetin.

Sa më shumë që vonohemi në luftën kundër të keqes së madhe e cila e ka përfshirë Kosovën, aq më gjatë kjo e keqe do të zgjatë dhe seriozisht do të rrezikohet perspektiva e qytetarëve të vendit.

Mungesa e stilit origjinal të klasës politike në Kosovë dhe qasja e gabuar në kërkim të këtij stili rrezikon pluralizmin dhe demokracinë duke u servuar dhe imponuar qytetarëve një politikë “Pozash”, që nuk janë asgjë tjetër veç një kopje e politikanëve dhe politikave tashmë të dështuara.

Më Shumë

Shorter shkëlqen në debutimin e tij te Bashkimi

Shannon Shorter debutoi mbrëmë me ekipin e Bashkimit dhe la një shenjë të fortë në parket. Në paraqitjen e tij të parë, Shorter arriti...

Kukësi, qyteti i parë në botë i nominuar për Nobel/ “Hapi dyert për 400 mijë njerëz”, shkruante BBC

Qyteti i Kukësit bëri bujë në mbarë botën kur në vitin 2000 u bë qyteti i parë që u nominua për Çmimin Nobel për...

Lajmet e Fundit