Kosovari përplasi për vdekje 31 vjeçarin në Shqipëri

Një shtetas kosovar nga Peja është arrestuar nga policia e Fierit pasi aksidentoi një 31 vjecar që udhëtonte me motorcikletë së bashku me një person të dytë i cili mbeti i plagosur rëndë.

Siç njofton Ora News, 36 vjeçari F.E banues në fshatin Novoselë të Pejës në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit tip volkswagen me targa 03-846-CD dhe për pasojë është përplasur me një motorcikletë ku udhëtonte 31 vjeçari E.H nga Qerreti i Lushnjes dhe E.B 21 vjec nga fshati Kallm i Vogël në Fier.

Aksidenti ndodhi pak para mesnatës pranë një pikë karburanti në fshatin Vajkan të Fierit./Oranews/

Më Shumë

Shaqir Totaj: Kurti ndryshon qëndrime dhe nuk i mban premtimet

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve...

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Lajmet e Fundit