Ekipet e Inspektoratit të KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ kanë identifikuar dhe shkyçur gjatë kësaj jave 19 lidhje ilegale nga rrjeti i ujësjellësit, të kryera nga konsumatorë të papërgjegjshëm.
Nga këto, 14 lidhje ilegale janë konstatuar në Prizren dhe 5 në Suharekë.
Kompania ka njoftuar se aksioni për evidentimin dhe shkyçjen e lidhjeve të paligjshme do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, dhe ndaj të gjitha rasteve të identifikuara do të ndërmerren masat ligjore sipas procedurave në fuqi.
KRU Hidroregjioni Jugor apelon tek të gjithë konsumatorët që të respektojnë rregullat e furnizimit me ujë dhe të shmangin veprimet që dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt për qytetarët.
Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me organizatën “Jetimat e Ballkanit”, të udhëhequr nga Halil Kastrati, nisën sot projektin e madh humanitar për ndërtimin e...
Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarë policorë gjatë një ndalese për vozitje nën ndikimin e alkoolit.
Sipas njoftimit...