Kryeministri Thaçi ngushëlloi familjen Aliqkaj

Thaci7-03Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ngushëllon familjen Aliqkaj me rastin e vdekjes së profesorit të nderuar Xhavit Aliqkaj.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

“Me pikëllim e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të nderuar, aktivistit për liri dhe pavarësi, si dhe mbledhësit të folklorit, Xhavit Aliqkaj.

Humbja e profesorit Aliqkaj është një humbje jo vetëm për familjen, por edhe për institucionet ku punoi.

Duke shpreh konsideratë të lartë për punën e tij, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Lajmet e Fundit