11.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Kuvendi pritet t’ia kthejë Qeverisë Projektligjin e falsifikuar

Kuvendi Kosoves14-08Kuvendi i Kosovës pritet t’ia përplasë Qeverisë Projektligjin që i bën palë komunat në procesin e shndërrimit të “Trepçës” në ndërmarrje publike. Shkak është dyshimi i bazuar për falsifikim të tij.

Është raportuar të premten se si është ndërhyrë në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, para se ai të dërgohej në Kuvend.Fjalët “mund të” i ishin hequr paragrafit që thoshte se “regjistrimi si ndërmarrje publike mund të bëhet në marrëveshje me komunat në territorin e të cilave gjenden ato”.

Kësisoj, formulimi i ri i ka dhënë karakter obligues përfshirjes së komunave të veriut në vendimmarrjen për “Trepçën”, ndryshe nga versioni që e kishte miratuar Kabineti qeveritar, e që këtë çështje e linte në diskrecion të Qeverisë. Qeveria nuk ka treguar se si ka ndodhur kjo.

E, juristët Dren Doli e Driton Selmanaj kanë thënë të përbëjë vepër penale ndërhyrja thellësisht përmbajtjesore.

Albulena Haxhiu, deputete e LVV-së dhe kryetare e Komisionit parlamentar për legjislacion, ka thënë se, nëse ky falsifikim faktohet, atëherë Projektligji i sjellë në Kuvend duhet kthyer mbrapsht. /Koha Ditore/

Më Shumë

Punonjësi i postës së shpejtë në Malishevë deklaroi rrejshëm se grabitësit ia morën 1400 euro

Një punonjës i një poste të shpejtë në Malishevë ka pranuar se ka bërë lajmërim të rremë në Polici kur kishte pretenduar se dy...

Mungesë uji në disa lagje të Prizrenit për shkak të dëmtimit të gypit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se për shkak të reshqitjes së dheut në rrugën Prizren–Tetovë, gypi transportues nga burimi “Cvilen” drejt...

Lajmet e Fundit