LDK-ja formon Shtabin Zgjedhor në Has

Haziz HodajLidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka themeluar sot Shtabin Zgjedhor në Has. Këshilltari i LDK-së në AK të Prizrenit, Haziz Hodaj njoftoi se ky shtab do të funksionojë në Gjonaj.

“Për të qenë më afër votuesit, dhe për të intensifikuar kontaktet me ta, për të identifikuar problemet e tij, sot u themelua Shtabi Zgjedhor Regjonal i Hasit të LDK-së, i cili do të veprojë në një zyrë elektorale në Gjonaj. Shtabi përbëhet nga kryetarët e nëndegëve dhe kandidatët që garojnë për Kuvendin Komunal të të Prizrenit. Ata do të kujdestarojnë në zyrë për çdo ditë”, shkruan Hodaj në Facebook./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Lajmet e Fundit