26.1 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Limaj merr pjesë në inaugurimin e “Kalasë së UÇK-së” në Prizren

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, mori pjesë në inaugurimin e kompleksit “Kalaja e UÇK-së” në Arbëri të Vërrinit në Prizren. Në këtë ceremoni të rëndësishme, ku ishin të pranishëm personalitete të shumta që kanë kontribuar për vendin, Limaj theksoi rëndësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe sakrificën e madhe të popullit shqiptar për liri.

Në fjalën e tij, Limaj rikujtoi momentet e vitit 1998, kur komandanti legjendar Adem Jashari ngriti kushtrimin anekënd Kosovës, duke bashkuar çdo cep të vendit në luftë për liri. Ai vuri në pah simbolikën e kodrës ku u ndërtua kompleksi, duke e krahasuar me kohën kur pushka krisi në Prekaz dhe Serbia ngriti në këmbë gjithë Kosovën, ndërsa jehona e UÇK-së u dëgjua kudo, përfshirë edhe këtë zonë.

Kryetari Limaj shprehu mirënjohje dhe respekt për të gjithë veteranët, iniciatorët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për të lartësuar shkronjat e arta “UÇK” në Prizren. Ai theksoi se përurimi i kompleksit në Ditën e Çlirimit të Prizrenit është një moment i veçantë.

Në përmbyllje, Limaj nderoi dhe respektoi të gjithë dëshmorët e kombit dhe ata që lartësojnë dhe vlerësojnë luftën e UÇK-së, duke thënë: “Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit, nder dhe respekt për të gjithë ata që lartësojnë, nderojnë dhe vlerësojnë luftën e UÇK-së.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Të gjitha udhët çojnë në Qorr-sokak

Nga Blerim Shala Që merremi vesh të gjithë në futboll dhe në politikë, këtë e kemi ditur qëmoti. Nuk jemi vetëm ne të tillë. Tek...

68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i...

Lajmet e Fundit