5.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Lutfi Haziri: Nuk jemi bllok opozitar, por grupi më i madh parlamentar

LutfiHaziri5-30Lutfi Haziri thotë se me një mandat të lënë në gjysmë Ramush Haradinaj ka kërkuar që të ketë sërish rastin për të përfunduar këtë mandat.

Një kërkesë të tillë përveç tani, Haziri thotë që Haradinaj t’ia këtë bërë më parë edhe PDK’së. Kështu, ai tha se marrëveshja që Haradinaj të ketë postin e kryeministrit ishte pjesë e kompromisit.

Duke folur për Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së Haziri tha se iu dha mbështetje bllokut LDK-AAK-NISMA. Bllok ky të cilin, Haziri nuk e quan opozitar por grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovë.

Regjistrimi në një grup të vetëm parlamentar, tha Haziri në “Argument Plus” në RTV 21, nuk ndalohet nga askush.

Haziri tha se më 17 korrik kur është thirr seanca e parë parlamentare nga Presidentja Atifete Jahjaga, është koha kur Kosova duhet të tregoj pjekuri.

“Unë pres më 17 korrik që deputetët të tregojnë pjekuri të madhe politike”, tha Haziri.

Më Shumë

Arrestohen dy persona në Prizren, policia u gjen 6.70 gramë marihuanë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Prizren pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e...

U kapën duke luajtuar bixhoz brenda një lokali në Malishevë, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar në Malishevë, pasi janë kapur duke luajtur bixhoz brenda një lokali. Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55,...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit