6.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Malisheva përfiton donacion nga Zvicra për mirëmbajtjen e rrugëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se komuna ka marrë një donacion të rëndësishëm nga Komuna e Meyrinit, Gjenevë, Zvicër.

Gjatë një vizite zyrtare, autoritetet zvicerane kanë shprehur vullnetin për t’i dhuruar Malishevës pesë mjete motorike për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve, përfshirë dy automjete për fshirje të rrugëve.

Kastrati e përshkroi këtë ndihmë si një kontribut të madh për zhvillimin urban të qytetit dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës: “Faleminderit Zvicër! Komuna e Meyrinit tashmë ka shprehur vullnetin për t’i dhënë Komunës sonë, 5 mjete motorike për pastrimin e rrugëve dhe trotuarëve nëpër qytet, duke përfshirë këtu edhe 2 automjete për fshirje të rrugëve”, u shpreh ai.

“I jemi përherë mirënjohës strukturave vendimmarrëse në Meyrin të Gjenevës, për këtë donacion, që do ti shërbej shumë mirëmbajtjes sa më të mirë të rrugëve kryesore të cilat janë duke u bërë përmes projekteve tona për Malishevën Urbane”, deklaroi Kastrati në llogarinë e tij në Facebook./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

Lajmet e Fundit