9.6 C
Prizren
E premte, 14 Nëntor, 2025

Mbrojtja e Thaçit kërkon që t’ lejohet që Bislim Zyrapi të shtohet në listën e dëshmitarëve të saj

Mbrojtja e Hashim Thaçit ka kërkuar trupit gjykues që Bislim Zyrapi të jetë në listën e saj të dëshmitarëve në gjykimin në të cilin klienti i saj së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Këtë dëshmitar, mbrojtja e ka quajtur kyç për procedurat aktuale dhe dëshmia e tij sipas tyre mbulon pothuajse të gjithë periudhën kohore të aktakuzës e po ashtu edhe trajton çështje që janë qendrore për rastin e Prokurorisë.

Sipas mbrojtjes, dëshmia e tij mund të ndikojë në mënyrë të pamohueshme rezultatin e çështjes, në akuza dhe pika të caktuara.

Mbrojtja kishte kërkuar që të pranohen pesë deklarata të mëparshme të këtij dëshmitari për të kundërshtuar çdo pretendim eventual të Prokurorisë për shpikje nga Zyrapi. Por, kjo ishte refuzuar nga ana e trupit gjykues. Kurse, ankesa në Apel u refuzua, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Express Kredi nga BiCredit

Si rrjedhojë, mbrojtja ka kërkuar që ta shtoj Zyrapin në listën e saj të dëshmitarëve duke u thirrur në Rregullën 119 (5) të Rregullores. Në këtë linjë, kërkoi edhe pranimin e pesë deklaratave të tij duke u thirrur në rregullat 153 dhe 138.

Mbrojtja thotë se kjo kërkesë ka qëllimin e kufizuar për të treguar qëndrueshmërinë e dëshmisë së tij, dhe jo për të provuar veprimet dhe sjelljen e të Akuzuarve.

“Shtimi i W04752 në Listën e Dëshmitarëve të Mbrojtjes dhe pranimi i pesë deklaratave të tij është, pra, në interes të drejtësisë dhe i domosdoshëm për të siguruar drejtësinë e gjykimit dhe të drejtën e z. Thaçi për të shqyrtuar, ose të ketë të shqyrtuar, dëshmitarët kundër tij dhe për të siguruar paraqitjen dhe dëgjimin e dëshmitarëve në emër të tij, në të njëjtat kushte si dëshmitarët kundër tij”, thuhet në kërkesën e mbrojtjes.

Mbrojtja thotë se nuk kontestohet se Zyrapi është një dëshmitar shumë i rëndësishëm për të gjitha palët në këtë çështje.

Në parashtrim thuhet se Zyrapi ka hyrë në Kosovë në maj të 1998-ës dhe u caktua nga Shtabi i Përgjithshëm si oficer për trajnim dhe profesionalizim brenda Drejtorisë së Operacioneve. Thuhet se më pas, ai shërbeu si kreu i Drejtorisë së Operacioneve të UÇK-së, pastaj u bë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mbrojtja thotë se duke pasur parasysh pozitën unike dhe kontaktet me të akuzuarit gjatë periudhës së aktakuzës, Zyrapi ofron prova kyçe për akuzat në aktakuzë.

“W04752 nuk ishte shtuar më herët, sepse ai është dëshmitar i prokurorisë që nga fillimi i çështjes dhe Mbrojtja e konsideronte se mënyra e vetme për t’i paraqitur Pesë Deklaratat e përdorura gjatë kundërpyetjeve ishte përmes Rregullës 138, siç ishte argumentuar vazhdimisht para Panelit të Gjykimit dhe Panelit të Gjykatës së Apelit. Meqenëse Paneli i Gjykatës së Apelit ka vendosur tani që Pesë Deklaratat e W04752 mund të paraqiten vetëm përmes Rregullave 153-155, në mungesë të një marrëveshjeje për pranim nga ZPS, Mbrojtja kërkon të shtojë W04752 në Listën e saj të Dëshmitarëve, në mënyrë që të jetë në gjendje të paraqesë Pesë Deklaratat e tij në bazë të Rregullës 153 dhe të demonstrojë konsistencën dhe besueshmërinë e provave të tij”, thuhet në kërkesë.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Mbrojtja e justifikon kërkesën e vetë duke thënë se pesë deklaratat e Zyrapit u parashtruan për pranim gjatë dëshmisë së dëshmitarit në korrik të 2024-ës. Si rrjedhojë, sipas mbrojtjes, Prokuroria kishte sugjeruar se Zyrapi mund të thirrej si pjesë e çështjes së mbrojtjes dhe se deklaratat në fjalë mund të paraqiteshin sipas rregullës 153.

Sipas mbrojtjes, shtimi i Zyrapit në listën e dëshmitarëve të tyre nuk shkakton vonesa pasi ata vetëm po kërkojnë që dëshmia e tij të pranohet me shkrim sipas rregullës 153.

“Pranimi i Pesë Deklaratave të Mëparshme do t’i mundësojë Panelit të vlerësojë në mënyrë të duhur nëse W04752 është, apo jo, konsistent, dhe të përcaktojë në kohën e duhur se cilat pjesë duhet të pranohen si të vërteta, dhe kështu t’i japë peshën e duhur provave të W04752. Ajo që ka rëndësi është që Paneli të ketë të gjitha informacionet përkatëse përpara tij për të vlerësuar besueshmërinë e Dëshmitarit dhe qëndrueshmërinë e provave të tij. Pranimi i Pesë Deklaratave të Mëparshme do t’i mundësojë Panelit të bëjë këtë vlerësim47 dhe do të kontribuojë në vendosjen e së vërtetës në këtë çështje.”, thuhet në parashtrim.

Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.

Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Stewart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Kurse, më 30 shtator nisi dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner. Covey e përfundoi dëshminë më 2 tetor.

Ndërkaq, më 10, 11 dhe 12 nëntor dëshmoi ish-diplomati amerikan Christopher Hill. Ndwrsa, me 12 nëntor dhe me 13 nëntor 2025, dëshmoi ish-këshilltari tjetër politik i Wesley Clark, Michael Durkee.

DhSK-ja ka bërë të ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.

Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Më Shumë

Sfida e mbrëmjes në Prizren – Bashkimi kërkon hakmarrje ndaj Reggiana-s

Mbrëmje e madhe basketbolli pritet sonte në palestrën “Sezai Surroi” të Prizrenit, ku nënkampioni i Kosovës, Bashkimi, do të zhvillojë ndeshjen e fundit në...

Java e Filmit në Suharekë nderon Faruk Begollin dhe Enver Petrovcin me shfaqjen e “10 MINUTA”

Sot në Shtëpinë e Kulturës në Suharekë, publiku do të ketë mundësinë të shohë filmin e shkurtër “10 MINUTA”, një vepër kushtuar dy ikonave...

Votoi Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit