Miratohet Projektligji për çmimin e produkteve medicinale

Në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka kaluar Projektligji për çmimin e produkteve medicinale.

Mbledhja e paraparë të nisë në orën 10:00 dështoi, pasi deputetët e partisë në pushtet nuk ishin të pranishëm, por të njëjtit u mblodhën pas më shumë se gjysmë ore për ta kaluar këtë projektligj.

E këtë herë nga opozita në mbledhje mori pjesë vetëm deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Ai tha për RTK-në se asnjë nga kërkesat e opozitës nuk janë marrë parasysh nga deputetët e mazhorancës.

Me këtë rast, ai, u shpreh se me kalimin e projektligjit do të dëmtohen prodhuesit vendor.

Por ndryshe u shprehën anëtarët e Komisionit nga mazhoranca, të cilët thanë se me kalimin e këtij projektligji do t’i jepet fund abuzimit me çmimet për barna.

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Lajmet e Fundit