8.4 C
Prizren
E hënë, 27 Janar, 2025

Muzeu Arkeologjik i rajonit të Prizrenit, një ecje nëpër kohë

Muzeu Arkeologjik i rajonit të Prizrenit ka vlerë të jashtëzakonshme për trashëgiminë kulturore të vendit pasi që paraqet një ndërtesë të veçantë me dy tipologji.

Monumenti është një kompozicion i veçantë arkitektonik, meqë në të gërshetohen Hamami dhe Sahat Kulla, derisa vendosja këtu e muzeut arkeologjik në vitin 1975, është rast unik që nuk gjendet diku tjetër shkruan Telegrafi.

Hamami i Shemsedin Ahmet Beut është ndër hamamet më të vjetra të Ballkanit dhe së bashku me Sahat Kullën përbëjnë ndër objektet më interesante dhe karakteristike të qytetit të Prizrenit.

Ekspozita e përhershme brenda Muzeut Arkeologjik të Prizrenit pasqyron trashëgiminë e pasur që ka vendi dhe mundëson ecjen nëpër kohë për vizitorët falë artefakteve të shumta të ekspozuara.

Muzeu trajton materialin arkeologjik nga lokalitete arkeologjike të rajonit të Prizrenit duke prezantuar një periudhë të gjerë kohore të artefakteve, që nga Neoliti, Eneoliti, Periudha e Bronzit, Periudha e Hekurit, Periudha Antike e Romake, Mesjeta dhe Periudha Osmane.

Hapësirat brenda muzeut ofrojnë mundësi të ndryshme për të gjithë vizitorët e këtij monumenti./Telegrafi/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Prizreni shumë i nxehtë për Borën, Bashkimi fiton bindshëm

Bashkimi ka mundur Borën me rezultat 94:76 në xhiron e 18-të të Superligës. Lejson Zeqiri udhëhoqi Arpaxhikët me 21 pikë të shënuara. Në anën tjetër, më...

97-shi i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj viziton familjen e Hasan Parallangaj në Lugishtë të Hasit

Kandidat i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, vizitoi familjen e Hasan Parallangaj, një familje dëshmorësh në Lugishtë të Hasit, e cila është bashkuar me...

Lajmet e Fundit