16.9 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Në ditën e fundit të vitit/ Policia konfiskon 33 patentë shoferë

Policia e Kosovës njofton se ditën e fundit të vitit 2023, e ka kaluar duke realizuar detyrat ligjore e operacionale, me ç’rast ka konfiskuar 33 patentë shoferë drejtuesve të automjeteve.

Sipas njoftimit, Policia ditë më parë, me qëllim të shtimit të masave për të ofruar më shumë siguri në trafik, ka hartuar dhe ka vazhduar së zbatuari urdhrin operativ që ka të bëjë me shtimin e aktiviteteve policore për të ofruar siguri për pjesëmarrësit në trafik.

“Me patrullime të shtuara parandaluese, por edhe me vendosjen e shumë Pikave të Kontrollit për Automjete (PKV), policia në tërë vendin edhe dje më 31 dhjetor, ka vazhduar së zbatuari detyrat që dalin nga urdhri operativ për shtim të masave të sigurisë në trafik”-  thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se, gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin ka vendosur 508 PKV, ku nga zyrtarë policorë janë kryer aktivitete me qëllim që të parandalohen e edhe të ndëshkohen ata që nuk kanë përfillur rregullat në trafik.

Për shkelje më të rënda, Policia thekson se ka konfiskuar 33 patentë shofer drejtuesve të automjeteve.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Tragjike: Vdes 19-vjeçari nga Rahoveci në një aksident fatal në Austri

Një 19-vjeçar me prejardhje nga Retia e Rahovecit ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit sot në rrugën Eferdinger, në Alkoven të Austrisë. Sipas...

Gjeti një mjet shpërthyes duke punuar në një shtëpi në Rahovec, aktivizohet FSK-ja

Derisa ishte duke punuar në një shtëpi në Rahovec, një qytetar ka hasur në një mjet shpërthyes. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, me...

Lajmet e Fundit