9.2 C
Prizren
E shtunë, 22 Nëntor, 2025

Nëntori dhe Shtetformimi Shqiptar: Nga Simboli në Identitet

Autor: Mr.Sc Shaban Osmanollaj

Ese kulturore, historiko–juridike

Kjo ese trajton rolin e muajit Nëntor në formësimin kulturor, historik-juridik dhe identitet të shqiptarëve. Ne aspektin profesional si jurist e studiues, e shikojmë këtë rrugëtim jo vetëm si proces kulturor, por edhe si zhvillim të pandërprerë të vlerave shtet formuese: identitet, organizim, liri dhe drejtësi. Në kronologjine kulturore, historike-juridike ne muajin Nëntor jane percaktuar situata jetike per simbole dhe identitet.

Në kuptim te sovranitetit kemi Nëntorin e Parë – Skënderbeu dhe kuptimi i sovranitetit (1443), ku më 28 Nëntor 1443, Skënderbeu ngriti flamurin në Kalanë e Krujës. Ky akt nuk ishte vetëm simbolik; ai ishte shpallje sovraniteti – një koncept juridik i barasvlershëm me deklarimin se një territor e merr në dorë veten, ushtron kontroll dhe vendos autoritet të brendshëm. Andaj citohet shpesh fjala e tij: “Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta këtu, mes jush.” Ky është një mesazh që lidhet drejtpërdrejt me të drejtën natyrore për vetëqeverisje, sipas referencave te botuara nga profesor Kristo Frashëri, “Historia e Skënderbeut”.

Express Kredi nga BiCredit

Me pastaj si instrument juridik dhe kulturor dhe si standard kemi Kongresin e Manastirit 14-22 Nëntor 1908, i cili përcaktoi alfabetin e gjuhës shqipe. Në thelb, alfabeti është normë: një standard i detyrueshëm, pa të cilin nuk mund të ekzistojnë arsimi, administrata, e as ligjshmëria e dokumenteve. Pra, ky ishte hapi i parë drejt një sistemi juridik modern shqiptar, sepse një komb pa gjuhë të unifikuar nuk mund të ketë institucione të qëndrueshme. E pak me vone më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali shpalli pavarësinë në Vlorë. Ky akt është dokumenti juridik themelor i shtetit shqiptar. Ai i dha fund juridik sundimit të huaj dhe hapi rrugën për strukturat e para ligjore, administrative dhe kushtetuese të kombit. Pavarësia është themeli i së drejtës publike shqiptare, pasi u kalua nga identiteti në shtet.

Ndërsa ne vitin 1998, kemi konsolidimin e shtetit ligjor ne Shqipëri, pasi me 28 nëntor te vitit 1998 me referendum vendoset për kushtetutën e Shqipërisë, e cila përfaqëson momentin e modernizimit juridik dhe përfundimin e tranzicionit institucional dhe kjo rregullon: ndarjen e pushteteve; garanton te drejtat dhe liritë themelore; vendos mekanizmat e balancave institucionale dhe krijon arkitekturën ligjore te shtetit demokratik, andaj ky moment juridik lidhet natyrshëm me 1443-n dhe 1912-n, sepse aspirata kthehet ne rend te rregulluar shtetëror.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Kur jemi te zhvillimet dhe e drejta për identitet ne Kosovë kemi 28 Nëntorin e vitit 1968, demonstratat në Prishtinë dhe në shumë qytete të tjera të Kosovës e qe ishin shfaqje paqësore të së drejtës për identitet kulturor dhe kombëtar. Kërkesa kryesore në keto demonstrata ishte ngritja e flamurit kombëtar – që në thelb është kërkesë për njohje juridike të simboleve dhe të barazisë së shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe te drejta me te gjera kulturore e arsimore. Ky moment ishte një kapitull i rëndësishëm i së drejtës kolektive, i lidhur me liritë civile dhe politike.

Pastaj ne vitet ’90-ta kemi Nëntorët e UÇK-së: E drejta për vetëmbrojtje, dalja e parë publike e UÇK-së (1997), e cila i riktheu shqiptarëve të Kosovës konceptin juridik të vetëmbrojtjes së drejtë përballë një sistemi represiv.
Procesi i shtetformimit shqiptar në fund të shekullit XX nuk kuptohet pa rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe pse juridikisht Kosova është “sui generis” rast i veçantë në të drejtën ndërkombëtare, koncepti i vetëmbrojtjes së popullatës ndaj represionit shtetëror dhe avancimi i të drejtës për vetëvendosje në kushte të dhunës sistematike janë bërë objekt i shumë studimeve juridike.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Brenda këtij procesi, figura e Adem Jasharit përfaqëson pikën e kthesës morale dhe juridike në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Sulmi ndaj familjes Jashari në 5–7 mars 1998 konsiderohet nga shumë autorë si momenti i fundit i rrugës paqësore dhe fillimi i konceptit të “no return point”, ku e drejta për rezistencë merr dimensionin e së drejtës natyrore të popullit për mbrojtje kolektive.

Nga këndvështrimi juridik: Reagimi i popullit dhe formimi i UÇK-së u mbështet në parimin e jus cogens për mbrojtjen e jetës dhe të drejtave themelore.

Krizat humanitare që pasuan, çuan në ndërhyrje ndërkombëtare të justifikuar humanitare (1999), e cila më vonë ndihmoi procesin e shtetformimit.

Adem Jashari u transformua në simbol të rezistencës, duke u bërë “figurë referimi” për doktrinën e së drejtës për vetëvendosje në kontekste të represionit ekstrem. Gjithashtu Nëntori lidhet ngushtë edhe me ditëlindjen e Komandantit Adem Jashari (28 nëntor 1955), figura qendrore e rezistencës së armatosur. Familja Jashari u bë simbol i të drejtës për liri dhe të drejtës për ekzistencë – dy prej parimeve themelore të të drejtës ndërkombëtare. Roli i UÇK-së në këtë ese nuk trajtohet emocionalisht, por si pjesë e procesit juridiko-historik për realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve në Kosovë, sipas botimeve dhe referencave nga Malcolm, N. Kosovo: A short Histori dhe Judah, T. Kosovo: War and Revenge. Shqiptaret e Kosovës përjetuan një proces te ngjashëm shetformimi, por te zhvilluar nen kushte represioni. UÇK-ja u be shprehje e te drejtës për mbrojtje dhe vetëvendosje ne rrethana te dhunës institucionale dhe nga perspektiva ndërkombëtare lufta çlirimtare lidhet me te drejtën për rezistence ndaj shkeljeve masive te te drejtave, ndërhyrja ndërkombëtare nga NATO bazohet ne parimin e mbrojtjes humanitare dhe formimi i institucioneve pas luftës çoi drejt pavarësisë se Kosovës ne vitin 2008.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Pra, të gjitha këto data të Nëntorit– 1443, 1908, 1912, 1968 dhe fundi i shekullit XX – lidhen nga një element i përbashkët: përpjekja e vazhdueshme e shqiptarëve për të jetuar të lirë, të organizuar dhe të barabartë. Në këtë kuptim, Nëntori është kalendar i formimit: Kulturor–alfabeti, gjuha, tradita; Politik – pavarësia, vetëqeverisja; Juridik–të drejtat, sovraniteti, vetëvendosja dhe Shtet formues–ushtria, institucionet, simbolet.

Si përfundim do te themi se Nëntori nuk është vetëm kujtim; është udhërrëfyes i vetëdijes kombëtare, andaj rrugëtimi shqiptar nëpër shekuj tregon se identiteti, kultura, e drejta dhe liria janë procese që ndërtohen vazhdimisht. Nëntori na kujton se çdo brez ka përgjegjësinë të mbrojë dhe zhvillojë institucionet, gjuhën, ligjin dhe vlerat që garantuan ekzistencën tonë si komb. Ngjarjet e Nëntorit formojnë një vijimësi te qarte te shetformimit shqiptar. Ato tregojnë lidhjet midis historisë, kulturës dhe se drejtës: nga alfabeti e deri te kushtetuta, nga flamuri te vetëvendosja, nga simboli te rendi juridik. Kjo ese kerkon për reflektim mbi atë që përfaqësojmë sot dhe për detyrimin që kemi nesër.

Mund të jetë një imazh i telefon dhe teksti

Mund të jetë një imazh i teksti

Më Shumë

Plagoset një person në Prizren

Një person është plagosur nga arma e zjarrit mbrëmjen e së mërkurës në Prizren. Rreth orës 23:15, gjatë patrullimit në rrugën “Ismail Kryeziu”, policia ka...

Arinjtë nuk janë më fqinjë të Bellobradit në Dragash

Ditëve të fundit në fshatin Bellobrad të Dragashit dhe rrethinë janë paraqitur disa arinj, gjë që ka shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës, sidomos...

Lajmet e Fundit