11.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Nisma në Prizren thërret për protestë

Nisma per kosove1Nisma në Prizren, ka ftuar sot qytetarët që t’i bashkëngjiten nesër protestës në Prishtinë.

“E drejta për të protestuar është e drejtë demokratike dhe mjet për të shprehur pakënaqësinë qytetare karshi veprimeve të cilat janë në dëm të interesave të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të sajë”, thuhet në komunikatën e Nismës në Prizren.

“Nisma në Prizren me shqetësim të madh po përcjellë zhvillimet e fundit në vend dhe bënë me dije se përgjegjësitë për veprime që janë në dëm të shtetit të Kosovës do të bien jo vetëm mbi organet ekzekutive , por edhe mbi deputetet e koalicionit qeveritar”.

“Ne konsiderojmë se interesat shtetërore duhet të dalin përtej interesave partiake , prandaj ata deputet që votuan pro ligjeve të dëmshme për vendin , e që janë deputetët e koalicionit qeveritar , duhet ta din se nuk e kanë përfaqësuar zërin e popullit nga të cilët e kanë marr voten”.

“Nisma në Prizren përkrahë protestën , andaj ju ftojmë të merrni pjesë në këtë protestë gjithëpopullore e cila do të organizohet të shtunën me datë 24.01.2015 , në ora 14:00, tek biblioteka kombëtare në Prishtinë.”.

Nisja për Prishtinë do të bëhet në mënyrë të organizuar nga Stacioni i Autobusave nga ora 11:30./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Vranësirat,...

Bashkimi sot do të jetë pa trajner dhe pa një lojtar

Bashkimi do të jetë pa trajnerin, Igor Jovovic dhe basketbollistin Meriton Ismaili, në ndeshjen e sotme ndaj Boras. Sipas njoftimit të klubit prizrenas, kjo pasi...

Lajmet e Fundit