9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Ohio Northern University organizon trajnime për mësimdhënie me profesorët e Fakultetit Juridik në UPZ

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën ka nisur punimet punëtoria : Pedagogjia ligjore, me mësimdhënësit e Fakultetit Juridik.

Punëtoria organizohet nga Ohio Northern University – ONU dhe financohet nga Departamenti Amerikan i shtetit, Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), me profesorë me përvojë nga ShBA.

Tema të punëtorisë janë: Teknika dhe Sfidat në Mësimdhënie dhe Mësimin Interaktiv dhe Aplikimi i teknikave mësimore interaktive: Të mësuarit ndërveprues: Kërkime neurologjike; Njohja e qasjeve të ndryshme për të mësuar; dialogu socratik; Puna në grup; Prezantimet; Teknologjia; Përcaktimi i teknikave për t’u përdorur;. Motivimi i studentëve: Ndryshimi i pritjeve në klasë; Promovimi i përgatitjes së klasës; Ballafaqimi me studentë që nuk marrin pjesë; Ballafaqimi me monopolizimin e studentëve; Përmbledhja dhe konsolidimi i të mësuarit; Balancimi i mbulimit me zhvillimin e aftësive analitike. Aplikimi i teknikave interaktive në materiale të ndryshme: Vendimet gjyqësore, Studimet e rasteve, Legjislacioni dhe traktatet, Traktate dhe tekste.

Më Shumë

Lajmet e Fundit