-0.2 C
Prizren
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Osmani: Kosova s’mund të ecë pëpara pa koordinim të ngushtë me aleatët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një prononcim për media, ka theksuar se Kosova nuk mundet të ecë përpara vetë pa koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët e saj mu në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pra sipas saj Kosova në pyetjen Kushtetua apo aleatët, ajo duhet të zgjedhë që të dyja.

“Pra edhe Kushtetua edhe aleatët, këto të dyja nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, duhet të jemi bashkë në çdo hap që ecim përpara”, ka potencuar ajo.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kur SHBA-të theksojnë se i duhen aleatët dhe partnerët për prosperitet atëherë sipas Osmanit, Kosovës një bashkëpunim i ngushtë me miqtë e saj i duhen shumë më shumë.

“Kosova nuk mundet të ecë përpara, në fakt asnjë shtet nuk mundet të ecë përpara vetë, edhe SHBA-të në çdo fjalim të presidentit Biden, ju do ta vëreni narrativen ‘ne duam të punojmë së bashku me partnerët dhe aleatët tanë’, kur kjo është e vërtetë për superfuqinë botërore është miliona herë më shumë e vërtetë për një shtet si Republika e Kosovës”, ka thënë ajo.

Prandaj sipas Osmanit në rast se Kosova dëshiron suksesin në rrugën përpara, kjo duhet të bëhet me aleatët.

“Nuk mundet Kosova të arrijnë asnjë sukses të qëndrueshëm pa bashkëpunimin dhe mbështetjen e aleatëve”.

Një vendim i Bankës Qendrore të Kosovës së fundmi ka shkaktuar fërkimin politik të radhës në mes të Qeverisë së Kosovës – e cila në emër të ligjit po tenton ta shtrijë sovranitetin në Veri të Kosovës – dhe komunitetit ndërkombëtar – i cili s’po do “surpriza” në terren, por zbatim të marrëveshjeve (Asociacionin).

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, në intervistën e tij të fundit në Zërin e Amerikës artikuloi kritika të rënda në drejtim të kryeministrit të Kosovës, duke cilësuar Kurtin si të “paaftë” në qeverisje.

Me një gjuhë shumë të drejtpërdrejtë që jo shumë diplomatë kanë guximin ta përdorin, O’Brien tregoi se Kurti u kishte dhënë premtime ndryshe për çështjen e dinarit, por më pastaj ka vepruar ndryshe në terren duke vënë në pikëpyetje kështu edhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pyetur se a ka biseduar me Kurtin për shqetësimet e SHBA-ve lidhur me vendimin e BQK-së për ndalimin e dinarit – valutë shtetërore e Serbisë – në territorin e Kosovës, numri një i amerikanëve për Evropën deklaroi se “kemi pasur disa biseda në periudhën para se të shpallej vendimi dhe një shkëmbim të shkurtë më pas”.

Në pyetjen se si Kurti e ka pritur vlerësimin e tij lidhur me këtë çështje, top-diplomati amerikan ka potencuar se ai “ka kuptuar shqetësimet” dhe se ka premtuar “se do të punonte për to”.

Por, çudia në sytë e tij ka ndodhur më pas kur Kurti krye në vete – ndryshe nga çfarë ka premtuar – ka proceduar me vendimin.

“Qartazi vendosi miratimin e vendimit. Nëse ai nuk na trajton si partner, kjo ngre pikëpyetje nëse ne mund ta konsiderojmë këtë qeveri si partnere”, vlerësoi ai.

Pjesa më problematike e kësaj interviste ishte pyetja pasuese e gazetarit dhe deklarata shqetësuese e me një mesazh të rëndë e O’Brien, i cili, si kurrë më parë, vuri në pikëpyetje marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe SHBA-ve.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”, tha O’Brien kur u pyet se a planifikojnë SHBA-të të veprojnë njëjtë si Bashkimi Evropian duke vendosur masa Kosovës, nëse ekzekutivi këmbëngul në qëndrimin e saj. Albanian Post

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

Më Shumë

Nezir Çoçaj nis dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari Nezir Çoçaj, i cili ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të...

Rahoveci sfidon skuadrën rumune, kërkon përkrahjen e tifozëve

Të shtunën prej orës 19:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec zhvillohet ndeshja e parë e raundit të tretë të Kupës Evropiane (EHF European...

Lajmet e Fundit