18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

PDK hapi fushatën parazgjedhore, Thaçi i bindur në fitore

thaci ne fushatPartia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka hapur edhe zyrtarisht fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 8 qershor.

Kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi tha se PDK-ja së bashku me partnerët tjerë të koalicionit do të fitoj bindshëm, madje sipas tij kjo do të jetë fitorja më e thellë e kësaj partie.

Thaçi ka përsëritur premtimin për krijimin e 200 mijë vendeve të reja të bundës brenda mandatit të ardhshëm katër vjeçar, si dhe krijim e Fondit të Punësimit në vlerë prej 1.5 miliard eurosh. Këto premtime ai i ka dhënë para pak çastesh në Prishtinë.

“Fitorja është e jona, ne Partia Demokratike, partnerët e koalicionit duke votuar numrin 58 do të shënojmë fitore të thellë, spektakulare e më të thellën në historinë e PDK-së, edhe më të thellë se në vitin 2007 dhe në vitin 2010”, u shpreh Thaçi.

Ai premtoi se përmes Misionit të Ri vendi do të njoh zhvillim të madh ekonomik dhe prosperitet për të gjithë qytetarët.

“Përmes Misionit të ri ne synojmë, besojmë dhe jemi të bindur se do të krijojmë 200 mijë vend e të reja të punës. ne kemi marrë vendi për krijimin e Fondit për Punësim, deri në 1.5 miliard euro. 500 milion prej tyre vetëm për sektorin e bujqësisë, për të krijuar 50 mijë vende të reja pune.

Edhe përfaqësuesit e partnerëve tjerë të koalicionit u shprehen të bindur në fitoren e PDK në këto zgjedhje.

PDK në këto zgjedhje do të garoj në kuadër të koalicionit parazgjedhor me Partinë e Drejtësisë, Lëvizjen për Bashkim, Partinë Shqiptare Demokristiane, Partinë Konservatore dhe Alternative Demokratike të Kosovës./zeri/

Më Shumë

Osmani ia jep Medaljen Presidenciale të Meritave rock grupit ‘Oda’

Presidentja Vjosa Osmani, në një ceremoni të mbajtur dje në Presidencë, ia ka dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave rock grupit “Oda” për promovimin e...

Një grua në Prizren lëndohet nga një predhë e cila erdhi nga një drejtim i panjohur

Një grua është lënduar ditën e enjte në Prizren. Siç njofton policia, gruaja është lënduar si pasojë e një predhe të kalibrit të panjohur që...

Lajmet e Fundit