Shkruan: Mr.sc. Metush Zenuni.
Qe nga perfundimi i luftes clirimtare ne Kosove, agjentura legale e ilegale te vendeve Europiane, ia mesyne Kosoves, ne emer te humanitetit, demokracise dhe diplomacise, por ne fakt, shumica nga keto kishin dhe kane vetem nje qellim: te lodhin dhe molisin popullin shqiptar deri ne ate mase, te korruptojne udheheqesit politik, t…e shantazhojne e kercenojne cdo dite, per te ardhur deri ne ate mase saqe shqiptaret te gjunjezohen dhe te pranojne cdo marreveshje qe u ofrohet me Serbine, gjoja ne emer te ,, qyteterimit, kultures dhe shpirtgjeresise,, shqipetare, e qe ne fakt eshte perkrahje e politikaneve servil dhe karrierist per te vjedhur dhe mbajtur pushtetin edhe pa te drejte. Vetem duke i perkrahur politikanet shpirtshitur, ju mund ta beni te pa vlefshem dhe jo funksional shtetin e Kosoves.
UNMIKU dhe EULEXI, por edhe misionar tjere Europian, ne emer te drejtesise se rrejshme, qe 15 vjet, burgosin ushtar te UCK-se, gjoja per krime qe kane bere gjate luftes, shumica e te cileve nuk jane krime, por vrasje te tradhetareve te kombit, ashtu siq i kane vrare Francezet tradhetaret e tyre ne Kohen e Revolucionit Francez, ashtu siq i kane vrare tradhetaret e tyre Anglezet, Gjermanet, Italianet dhe gjithe kombet ne kohen e krijimit te shteteve te tyre dhe lufterave qytetare, apo clirimtare gjate shekujve XVII- XVIII.
Ne anen tjeter, po keta Europian, po ky EULEX qe ka ardhur si mbrojtes i ligjit dhe demokracise se brishte ne Kosove, tolerojne hajna e kriminel, te veshur me petkun e pushtetit, u ndihmon atyre per t`u pasuruar e korruptuar, i mbron politikisht dhe juridikisht, qofshin ata nga radhet e ish UCK-se apo te krahut pacifist( lexo tradhetar) te LDK-se.
Per cfare drejtesie na flet Ketrin Aschdaun, e cila ne emer te civilizimit Europian, i barazon xhelatin me vikitime, duke i detyruar udheheqesit Kosovar te nenshkruajne marreveshje antikombetare, gjoja ne emer te ecjes se shtetit te ri te Kosoves drejt BE-se, drejt demokracise dhe barazize, e ne fakt Kosoven po e qojne drejt shkaterrimit, dhunes dhe krizes politike e sociale. Valle kjo eshte demokracia juaj, kjo eshte drejtesia juaj….?
Serbet ne Kosove per afer 100 -vjet ishin pushtues, vrases dhe uzurpator me dhune te tokave shqipetare, te cilet i debuam vetem pas perpjekjeve shume vjeqare dhe luftes se armatosur, kuptohet fale edhe ndihmes suaj, por Serbia dhe serbet ne Kosove, sot edhe pas krijimit te shtetit te Kosoves, po shantazhojne dhe po e pengojne krijimin dhe zhvillimin e shtetit te Kosoves, ne vend se te skuqeshin dhe te kerkojne falje per vrasje, shperngulje, djegie dhe vjedhje si ne kohen e mesjetes.
I dini apo i keni harruar keto fakte te nderuar diplomat Europian…???
Valle ne shtetet e juaja, do te pranonit qe nje minoritet me pak se 5% te sundoj, te imponoj zgjedhje dhe zgjidhje per probleme madhore kombetare dhe politike….?
Dua te njoftoj, se populli shqiptar, njeri nga popujt me te vjeter te Ballkanit, i ndare padrejtesisht nga paraardhesit tuaj ne Kongreset e pazarlleqeve me 1878, 1913 dhe 1918, pa deshiren e popujve te shtypur, e ne kete rast pa deshiren e popullit shqiptar, nje dite do zgjohet nga letargjia dhe do te ngritet fuqishem per te fituar te drejten e VETVENDOSJES dhe bashkimit kombetar, te drejte qe ju Europian e keni fituar me lufte ne shekujt e kaluar.
Andaj,
Eshte koha e fundit per permiresimin e gabimeve e vendimeve tuaja anti civilizuese te shekujve XIX dhe XX, e jo vazhdimin e tyre edhe ne shek. XXI, duke e mbuluar kete jocivilizim tuajin ne emer te diplomacise dhe forces…….!!!