11.6 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Përfundon zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale në Prizren

Pas dy muajsh pune intensive dhe angazhimit të ekipit të kryesuar nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka përfunduar me sukses zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale, njofton kjo komunë.

Në njoftim të Komunës së Prizrenit thuhet se ky proces është thelbësor për aktivizimin e qytetarëve në vendimmarrjen lokale dhe për të siguruar përfaqësim të përgjithshëm dhe të drejtë në organet vendimmarrëse.

Kliko këtu

“Pjesëmarrja e gjerë, e rreth 3000 qytetarëve në këtë proces, tregon një angazhim të fuqishëm për demokracinë lokale dhe për përmirësimin e jetës së komunitetit në të gjitha fushat”, thuhet në njoftim, përcjell PrizrenPress.

Me këtë rast kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ka falënderuar gjithë banorët e komunës për pjesëmarrje masive në këtë proces.

“Falënderoj gjithë banorët e Komunës së Prizrenit për pjesëmarrje masive në këtë proces dhe qytetarinë e treguar me këtë rast, që do të ndikoj drejtpërdrejt në thellimin e bashkëpunimit Komunë-Qytetar për të mirën e të gjithëve, pa dallim”, citohet të ketë thënë Totaj. /PrizrenPress.com/

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

Më Shumë

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për largimin e mallrave pa leje nga hapësirat publike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga data 16 prill 2026 do të nisë një aksion për largimin e mallrave të ekspozuara pa leje...

FFK thirrje tifozëve: Bëhu zëri i historisë, sonte është momenti!

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një mesazh motivues për tifozët në prag të ndeshjes vendimtare, duke i ftuar ata të jenë pjesë...

Lajmet e Fundit