5.3 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Përkujtohet Heroi i Kosovës, Muharrem Dina (Mixha)

Në 12-vjetorin e ndarjes nga jeta është përkujtuar sot Heroi i Kosovës, Muharrem Dina (Mixha), në një ceremoni homazhesh të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dega në Prizren.

Homazhet u zhvilluan në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, ku prehet trupi i tij, pranë dëshmorëve të tjerë të kombit.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në këtë aktivitet morën pjesë veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë, të cilët nderuan figurën dhe kontributin e tij në luftën për çlirimin e Kosovës.

Kryetari i OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, foli pwr rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të vlerave për të cilat u sakrifikuan luftëtarët e lirisë.

Krijojmë webfaqe për biznese

“Ky organizim bëhet në shenjë përkujtimi dhe nderimi për jetën, veprën dhe kontributin e veprimtarit dhe ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Berisha.

“Muharrem Dina ishte një ndër figurat më të përkushtuara të lëvizjes sonë kombëtare. Ai nuk u ndal asnjëherë së vepruari për lirinë e atdheut. Edhe në moshë të shtyer, vazhdoi të jetë aktiv në organizimet patriotike në diasporë, si pjesë e Lëvizja Popullore e Kosovës, duke dhënë kontribut të çmuar në organizimin dhe mbështetjen e luftës çlirimtare”.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

“Nga mërgimi u kthye për t’iu bashkuar luftës, duke dëshmuar me vepra dashurinë e pakushtëzuar për atdheun. Përkushtimi, sakrifica dhe veprimtaria e tij do të mbeten përherë pjesë e historisë sonë kombëtare”.

“Emri i “Mixhës” do të kujtohet me nderim dhe respekt nga brezat që vijnë”, tha Berisha.

Muharrem Dina, i njohur me nofkën “Mixha”, konsiderohet ndër figurat e shquara të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas një trashëgimi sakrifice dhe përkushtimi ndaj atdheut. Përfaqësuesit e veteranëve theksuan se përkujtimet e tilla janë jo vetëm homazh për të rënët, por edhe mesazh për brezat e rinj për të ruajtur idealet e lirisë dhe pavarësisë./PP/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Totaj nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për projektin DIG4K, mbështetje për digjitalizimin e bizneseve në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me Innovation & Training Park (ITP Prizren) dhe Makerspace Innovation Center Prizren...

Super ndeshjen në Prizren e fiton Bashkimi

Në një super ndeshje, super atmosferë dhe shumë rikthime, Bashkimi fiton dramën ndaj GO+ Pejës  78:74, raporton PrizrenPress. Takimi ishte shumë interesant, ku verdhezinjtë e nisën...

Lajmet e Fundit